Një shembull proteste nga Gjermania

Nga Gen Nanaj

Je gati te njohesh Opoziten e vertetë? Je gati te kuptosh Demokracine e vertetë? Je gati te dallosh nje popull qe ka dinjitet? – Informohu mbi Gjermanine e sotme, me 8 Janar 2024 dhe krahaso Shqiperine e semure qe vegjeton ne kafene…!

Gjermania sot eshte ngritur historikisht ne kembe dhe per nje jave ne vazhdim, duke demostruar cfare eshte pushteti i popullit. Trenat sot nuk qarkullojne, Gastronomia ka mbyllur dyert, Tregtia e Dyqanet jane mbyllur, Fshataret dhe Kamionet kane bllokuar rruget, Shkollat jane mbyllur, Maunet e Mallrat nuk qarkullojne etj…

Arsyeja eshte shume e thjeshte, egzistenciale, familjare, njerzore: Kostot jane rritur por pagat jane shtangur, jetesa veshtiresohet dhe mirqenia ka rene. Demostrimi i sotem eshte ceshtje shoqerore qe eshte njekohesisht edhe politike, jo e thirrur nga parti opozitare, jo e thirrur nga individe sharlatane qe reklamohen neper studio te stisura per te zhurmuar se ka opozite apo jetojme te lumtur. Jane masat popullore qe skane frike nga pushteti; qe nuk jane te manipulueshme nga televizionet partiake; qe jane te vetedijshem se forca e popullit eshte percaktuese per kualitetin e jeteses dhe funksionimin e çdo gjeje. Nderkohe qe vetem Nafta ne Shqiperi eshte me çmimin me te shtrenjte ne Evrope(!)
✍🏼

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …