U shua “perandori” i fundit gjerman, ja nga se vuante Beckenbauer

Bota e futbollit humbi një tjetër ikonë, një nga lojtarët më të famshëm të gjithë kohërave, “kaizerin” e gjerman. Franz Beckenbauer ndërroi jetë në moshën 78-të vjeçare duke lënë pas një kujtim të paharruar, një trashëgimi të paçmuar. Prej vitesh, Beckenbauer vuante nga Parkinsoni dhe Demenca. Në karrierën e tij, Beckenbauer fitoi gjithçka, si lojtar dhe si trajner: 2 Botërorë, si lojtar dhe si trajner, vetëm Zagallo dhe Deschamps e kanë bërë këtë në botë, pas brazilianit tani shuhet edhe ylli gjerman.

Në CV e tij, Beckenbauer shënon edhe 1 Evropian, 3 Champions, 5 tituj në Bundesligë, 2 herë fituesi i “Topit të Artë” dhe shumë trofe të tjerë. Përveç trofeve, Beckenbauer ishte një inspirim i gjallë për brezat e ardhshëm, një model suksesi, një personalitet me ndikim shumë të madh, aq sa në gjermani konsiderohej një perandor, një mbret, një figurë që mund të përmbyste dhe qeveri, aq i fortë ishte ndikimin i tij. Beckenbauer shkëlqeu në fushë, por dhe jashtë sajë, shkëlqeu edhe si drejtues duke e kthyer Bayern Munich në një klub ikonë. Gjermani dhe bota e futbollit janë në zi teksa vajtojnë ndarjen nga jeta të një legjende.

About Redaksia

Check Also

Ronaldo trondit Arabinë Saudite, nuk do të luaj për Al Nassr

Cristiano Ronaldo ka hyrë në një konflikt të hapur me drejtuesit e klubit Al Nassr …