Bardhi: Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i shërben qytetarëve

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas deklaratave të Edi Ramës, në lidhje me reformën zgjedhore ditën e sotme gjatë një konference me mediat.

Rama tha se, reformën zgjedhore do ta bëjë vetëm, pa opozitën. Bardhi tha se, deklaratat e Ramës tregojnë mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka kryeministri për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike. Ai theksoi se beteja e opozitës në Kuvend është e drejtë dhe se Shqipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale.

Reagimi i Bardhit

Edi Rama nuk ka interes të bëjë asnjë reformë që i shërben qytetarëve shqiptareve.

Pohimi në publik se po djeg me vetëdije Komisionin e Reformës Zgjedhore që të mos u japë shqiptarëve një reformë konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që garanton standardet minimale për zgjedhje të lira dhe të ndershme, tregon edhe njëherë mendësinë e rrezikshme antidemokratike që ka Kryeministri i Shqipërisë për të mbajtur pushtetin me mjete antidemokratike.

Deklaratat e sotme të Edi Ramës provojnë edhe njëherë sesa e drejtë është beteja e opozitës në Kuvend. Shqipëria ka nevojë për një Reformë Zgjedhore reale, konsensuale dhe gjithëpërfshirëse që adreson të gjitha rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe që krijon kushtet e barabarta të garës reale për çdo palë politike në zgjedhje.

About Redaksia

Check Also

Pakti i dështuar për universitetin

Nga Alvi Musaraj Në Shqipëri, “Pakti për Universitetin” është një dokument i bashkërenduar, i lindur …