T’i thotë dikush Marsidës së Enkeledit që të bëhet gati për “festën” e rradhës…

Nga Adriana KALAJA

Sapo bëra denoncimin ndaj përmbarueses së pazareve të Lulzim dhe Enkeled Bashës, me Edvin Kristaq Ramën, Marsida Xhaferllari ose bashkëjetuesja e Enkeledit, shumë miq e dashamirës të mi, më kanë pyetur se a e parashikon ligji shqiptar konfliktin e interesit edhe për bashkëjetuesin/en.

Në pamundësi për t’ju përgjigjur personalisht të gjithëve po ju paraqes parashikimet në Ligjin Nr. 9367 datë 07.04.205 ” Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve publike”:

Neni 24

“1. Kufizimi i interesave të personave të lidhur me zyrtarin Rrethi i personave të lidhur me zyrtarin, në zbatim të ndalimeve të përcaktuara në nenin 21 dhe në nenin 22 të këtij ligji, përbëhet nga bashkëshorti/ja, BASHKËJETUESI/JA fëmijët në moshë madhore dhe prindërit e zyrtarit e të bashkëshortit/es dhe bashkëjetuesit/es.

  1. Rrethi i personave të lidhur me zyrtarin, në zbatim të nenit 23 të këtij ligji, përveç atyre të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, zgjerohet edhe me çdo person fizik ose juridik, i cili, në lidhje me dhuratën, favorin, premtimin ose trajtimin preferencial, luan rolin e ndërmjetësit a të shkëmbyesit të interesave të lindur nga ky veprim.
  2. Ndalimet dhe kufizimet për zyrtarin, të përcaktuara në këtë seksion, zbatohen edhe për personat e lidhur me të, në përputhje me pikat e mësipërme të këtij neni.
  3. Kufijtë e zotërimit të aksioneve ose të pjesëve në kapital janë të njëjtë me ata të përcaktuar në nenin 21 të këtij ligji edhe: a) për çdo person të lidhur me zyrtarin veç e veç; b) për tërësinë e interesave të zyrtarit dhe të personave të lidhur me të; c) për tërësinë e interesave të personave të lidhur me zyrtarin.
  4. Ndalimet dhe kufizimet e këtij seksioni nuk zbatohen për personat e lidhur me personat e lidhur me zyrtarin.”.

Në këtë kuptim, në rastin e Marsidës që në mëngjes voton pro Enkeledit që në darkë ndan krevatin, madje edhe harbon në festa parashikon se DUHET të:

  1. Shkarkohet.
  2. Gjobitet.
  3. Vendimet e mara në konflikt intetesi shpallen të pavlefshme.

Ja kshu kshu.

PS: Ato punëmarrëset e Kunatit në AMA, të festojnë me Enkeledin sa të duan, se nuk kanë nivel për t’i çuar në SPAK.

PS 1: Madje Enkeledit mund t’i japë edhe çelsin për krevatin siç i’a dha Lulzimit me Taulantit. Atij të parit edhe makinën e AMA.

About Redaksia

Check Also

Ku do jetë bastardi Veliaj më 18 dhjetor 2024?

Nga Adriana KALAJA Të gjithë e dinë mirë ku do jetë bastardi Veliaj para se …