Noka: Brava dhe Alibasha përjashtohen nga bashkimi! Rama i dha urdhër dje, sot do zgjohet

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka deklaroi gjatë konferencës për shtyp se, vazhdon puna për krijimin e frontit opozitar. Noka tha se nga ky front është i përjashtuar Lulzim Basha dhe Enkelejd Alibeaj. Madje Noka ironizoi me konferencën e paralajmëruar për sot nga Basha, duke thënë se ai mori urdhër dje nga Rama.

“Me aleatët ne jemi në bisedime. Është hedhur një tezë për krijimin e një federate. Sigurisht që në kontaktin e parë që kemi pasur është diskutuar dhe është lënë që do të hartohet një platformë për të konceptuar idenë e bashkimit.

Jemi në përpjekje të vazhdueshme për të bashkuar opozitën.

Kur them për të bashkuar opozitën, e kam thënë dhe e them, PD është e qartë në qëndrimin e saj, opozitë konsiderohet çdo forcë politike, çdo organizatë jofitimprurëse, që mbron demokracinë dhe bën opozitë me regjimin.

Në rast se ju mendoni tjetër qasje, kjo nuk është qasja e PD. Është e qartë kur të flasim për çështjen e qeverisë dhe për marionetat e saj apo ushtarët e saj, mund të përfshijmë Bravën.

Brava për ne, dhe Alibasha, nuk është opozitë.

Po u them vetëm një gjë? E ndoqët intervistën e kryeministrit dje? Zgjohu nga gjumi, i tha. Të jeni të sigurt se sot do zgjohet nga gjumi.

Pra, mori një urdhër indirekt nga televizioni dhe sot do zgjohet. Flasim për faktorët opozitarë, jo për faktorët qeveritarë…

… Ne kemi bërë punë të madhe për bashkimin e PD-së dhe opozitës dhe po vazhdojmë ta bëjmë. Jemi të hapur në këtë pikë dhe çdo individ që është demokrat dhe opozitar, përjashto Bravën dhe Alibashën, do jetë pjesë e punës tonë për t’u bashkuar dhe krijuar frontin apo federatën kundër këtij regjimi kriminal që kemi përballë.

Në këtë bashkim, përjashtohen vetëm dy pengjet, njëkohësisht mercenarët e Edi Ramës”, tha Noka.

About Redaksia

Check Also

Transporti urban në Tiranë në kolaps!

Nga Dorian TELITI TRANSPORTI URBAN NË TIRANË NË PRAG TË PARALIZËS – KJO NDODH KUR …