Politikanë dhe koncesionarë pas kullave në zonat e mbrojtura në Pogradec!

Nga Boldnews.al

Në dhjetor të vitit 2023, 12 deputetë të PS-së kanë kërkuar që brenda zonave të mbrojtura të lejohen ndërtime, madje edhe me të ashtuquajturin Investimet Strategjike. Një ndërmarrje që sjell shkatërrimin edhe të atyre pak zonave të mbrojtura në Shqipëri. Përkundër deklaratave edhe të Bashkimit Europian se është një “zhvillim skandaloz”, sërish nisma e tyre ka vijuar, teksa është gati edhe të miratohet në Parlament, pas “miratimit” të kryeministrit Edi Rama në një dalje publike. Pra, gjithçka është gati që edhe brenda zonave të mbrojtura të ketë ndërtime, madje edhe shumëkatëshe. Një nismë e rrezikshme, pasi pritet që edhe brenda lagunave, liqeneve, lumenjve e zonave të tjera, të ketë komplekse turistike, ku qeveria jep falas truallin. Por, a nuk mjaftojnë zonat ekonomike të shpallura për ndërtime që të shkatërrohen edhe këto peisazhe?! Natyrisht që ka me dhjetëra zona ku mund të ndërtohet, por duket se pas gjithë kësaj nisme të jetë një skemë e pastër zhvillimi. Ka dyshime të mëdha se 12 deputetët janë përdorur nga grupet e mëdha të biznesit, nga ana që kanë marrë pasuri publike, që marrin paratë nëpërmjet tenderëve apo edhe që kanë marrë koncesione. Gjithçka është një skemë e pastër interesi, ku politikanët bashkëpunojnë ngushtë me koncesionarë për të zhvatur edhe pronat në zonat e mbrojtura.

Në foto: AKZM thotë se Liqeni i Pogradecit është “peisazh i mbrojtur”

Ndërkohë që nisma e 12 deputetëve vetëm sa ka shkaktuar debate, grupet e interesit kanë filluar të përgatiten. Ose më saktë; pa kauar ende në Kuvend, ata kanë bërë gati projektet për ndërtimet shumëkatëshe. Në kto radhë do të ndalemi në Pogradec, ku janë parashikuar të ndërtohen në breg të Liqenit të Pogradecit kulla të mëdha, që pritet t’i marrin “frymën” pjesës tjetër. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura thotë se Liqeni i Pogradecit është “peisazh i mbrojtur”. “Liqeni i Pogradecit, është liqeni më i thellë tektonik në Ballkan (289m). Përfshin një sipërfaqe prej 358.2 km², ku 109 km² i takon Shqipërisë. Vija bregliqenore është 87.5 km e gjatë, nga të cilat i takojnë 31.5 km Shqipërisë dhe 56 km Maqedonisë Veriore” thotë AKZM. Sipas saj, më 5 korrik 2019, për shkak të pasurisë së lartë biologjike dhe kulturore të Liqenit të Ohrit, pjesa shqiptare e tij bashkë me zonën përreth, u përfshi në Listën e Trashëgimisë mikse Natyrore dhe Kulturore Botërore të UNESCO-s. Pra, që të ndërtosh në këtë zonë duhet të marrësh një sërë lejesh, madje edhe nga UNESCO.

Në foto: Bashkia e Pogradecit ka bërë disa studime pjesore për bregun e liqenit

Bashkia e Pogradecit ka bërë disa studime pjesore të Bregut të Liqenit. “Ky plan, për brezin e Liqenit përcakton disa elemente kyçe, të tilla si përcaktimi si zonë në ruajtje e zonës të banimit me ndërtime 2-3 kate dhe ruajtja e karakteristikave arkitektonike të saj, përcaktimin e një këndi lojërash për fëmijë, rikonstruksionin e objekteve të degraduara dhe rikthimi i tyre me funksion turistik (Oktapodi, godina e Turizmit të vjetër, etj)” thuhet në këtë dokument. Pra, kënde lojërash dhe ndërtime nga 2 deri në 3 kate. Madje, edhe në “gjurmën” ku do të ngrihen kullat, te e ashtëquajtura ‘Oktapodi”, një godinë e ngritur para vitit ’90, që ka shërbyer si pikë referimi për pogradecarët dhe jo vetëm. Bashkia thotë se ka kërkuar “kartimin e projektit për rehabilitimin e objektit të ‘Oktapodit’ dhe hapësirës publike përreth përfshirë edhe Turizmin e vjetër” thuhet në këto dokumente.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …