Shqipërisë i duhet një Ministri Antidroge para Ministrisë së Korrupsionit!

Nga Alba KEPI

Nuk mund të luftosh korrupsionin pa largu trafikantët nga politika, parlamenti, qeveria e pushteti.

E keni parë c’po ndodh në Ekuador?

Grupe mafioze, kartela droge e trafikantë kokaine kanë pushtuar në transmetiv live Televizionin publik. Në xhepin e gazetarit futën tritol e me kallash në duar thërrisnin se shteti duhet të jetë nën urdhërat e mafias.

Cpo ndodh atje është zile alarmi për Shqipërinë.

Fuqizimi i mafias ekuadoriane me influencën në politikë, ekonomi, zgjedhje partie, votë elektorae, komandim të figurave në shtet e qeveri, kish kohë që preokuponte aktualitetin vendas e organizmat botërore që monitorojnë krimin e organizuar.

Raportet e Antimafias konfirmojnë lidhjet gjithnjë e më te forta mes kartelave ekuadoriane të drogës e mafias shqiptare e cila ka gjetur në këtë territor habitatin perfekt për të lulëzuar fitimet nga biznesi i kokainës e fuqizuar rolin e tyre si kontraktues të drejtpërdrejtë e të dytët në nivel botëror pas Ndranghetas kalabreze.

E dêshmon këtë realitet, vrasjet e trafikantëve shqiptarë në Ekuador e kërcënimet me vdekje që parlamentarja Viviana Veloz dhe këshilltari i saj kanë marrë nga mafia shqiptare.

E pra Shqipërisë para Ministrisë së Korrupsionit i duhet Ministria e Antidrogës. Nuk mund të luftosh korrupsionin pa largu nga pushteti ata që u votuan me paratë e kokainês.

Trafiku i drogës komandon ekonominë shqiptare, orienton politikën kombëtare.
Kullat e kokainës kanë pushtuar Tiranën, leku i pisët ka sunduar ekonominë informale, leku është bërë më i fuqishëm se euro, sipërmarrêsi trafikant ka shkatërruar konkurencën e tregut, trafikanti sipêrmarrësi është bërë investitor strategjikë, e investitori trafikant merr fonde publike e korrupton shtetin.

Nuk mund të ngresh Ministri AntiKorrupsioni kur cdo ditë lëshon leje ndêrtimi për kulla kokaine, për resorte droge e fuqizon mafian shqiptare.

About Redaksia

Check Also

Rama dhe termometri i Niqkës

Nga Agim XHAFKA Na pikoi në zemër kur Ladin, djalin e Niqkës, fqinjës sonë, e sollën …