Berisha: Çdo ditë dalin në pah skandale dhe superskandale, Gonxhja u bë ministër se ndau reston me Edi Ramën!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, Gonxhja u bë ministër se ndau reston me Edi Ramën! Berisha tha se, qytetarët do e fshijnë Surrelin nga faqja e dheut!
“Mos harroni se paratë e djegësave gjer tani 130 milionë, kanë bykosur me dhjetëra media dhe gojë.
Kanë verbuar dhe kanë bukosur edhe prokurorët e Skapit të partisë.
Ta pyesim pak, ish-oficerin e sigurimit të Enver Hoxhës, që qëndron në detyrë në shkelmim të plotë të ligjit, a ke fytyrë, a ke karakter, a ke nder, a ke dinjitet?
Asnjërën prej tyre nuk ke ti që heton dy vite Erion Veliajn dhe nuk e merr njëherë në pyetje autorin kryesor të djegësit të Tiranës.
Pse talleni ju me shqiptarët o kriminelë? Populli do vijë tek ju, ju garantoj se në plehra do të keni vendin me këto krime që kryeni, me këtë mburojë që u bëni Edi Ramës, Agaçit, Erion Veliajt, hajdutëve të mëdhenj të aferës së shekullit.
Pra miqtë e mi, afera e shekullit pret përgjigje, pret gjykim. Gjykatës, prokurorë do jeni vetëm ju, ju ata të cilët janë mburojë e Edi Ramës. Jo ata të cilët janë bërë sot grup i strukturuar kriminal që mbrojnë Edi Ramën.
Çdo ditë dalin në pah skandale dhe superskandale.
Këto ditë po lexoja, i famshmi, hajduti numër 3 në serialin e hajdutëve të kombit, Blendi Gonxhe, para se të emërohej ministër, kishte mbyllur tenderin për ndërtimin e ndërtesës së drejtorisë së transportit.
Me sa, thoni ju? 1350 euro metrin katror në ndërtim. Ja ku është ministria e financave. Para një viti ka vlerësuar me 300 euro metrin katror në një zonë që është ngjitur me qendrën e Tiranës, kurse për hajdutin Gonxhe, kostoja e ndërtimit shkon e barabartë me atë të Erion Veliajt në shkollën ‘Sami Frashëri’, shkon pra 1350 euro metri katror.
Po ku shkuan këto kur ajo ndërtohet maksimumi me 250-300 euro metri katror? Si doli Gonxhja ministër?
Gonxhja doli ministër se ndau restin me Edi Ramën, se përndryshe hajduti duhet të shkonte në burg.
Por Edi Rama e ka Skapin në xhep dhe atë e bën ministër dhe jo në burg.
Së fundmi, përsëri t’i themi Edi Ramës: Edi Rama, kjo rruga nën ballkon çdo ditë e më shumë zgjerohet dhe bëhet autostradë e shpresës për shqiptarët.
Kjo rruga nën ballkon, çdo ditë, çdo natë shndrit më shumë, rrezaton më shumë shpresë, vendosmëri për mbarë shqiptarët.
Kurse Surreli yt, çdo natë e më shumë, zhytet në errësirë.
Syrreli yt, çdo natë e më shumë ngjet me një kalbësirë që pret vrullin e qytetarëve për ta fshirë nga faqja e dheut.
Edhe njëherë, mirënjohjen time më të pakufishme për ju që lini çdo gjë dhe ngriheni për të mbrojtur të vërtetat në rrugën e shpresës, në rrugën e besimit, në rrugën e fitores.
Nderim të madh për ju.
Ftoj demokratët të bashkohen me ju dhe të ecim të sigurt drejt fitores së merituar.
Rrofshi ju, rroftë opozita, rroftë Shqipëria!”, përfundoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bumerangu “tiktok” do t’i kthehet Ramës me votë në zgjedhjet e 11 majit

Franc NURI Lajmi se aplikacioni « Tiktok » do të mbyllet për 1 vit nga …