Kryebashkiaku i Mirditës thirrje të rinjve: Shqipëria ka më shumë se kurrë nevojë tani për ne!

Kryetari i Bashkisë së Mirditës, Albert Mëlyshi, foli përpara të pranishmëve në tubimin poshtë banesës së kreut të opozitës shqiptare, Sali Berisha. Ai tha se, mbi 60 përqind e shqiptarëve janë sot larg kufijve të Shqipërisë, një forcë e madhe.

“Shqipëria ka më shumë se kurrë nevojë tani për ne, për shqiptarët, për t’i dalë sot asaj.

Fatkeqësisht sot, Shqipëria po tkurret përditë. Mbi 1 milion shqiptarë janë larguar vetëm 10 vitet e fundit.

Dhe nga Mirdita, mbi 60 përqind janë larguar, një gjë që na tmerron dhe na frikëson të gjithëve.

Shqiptarët e duan Shqipërinë me një qeverisje të mirë, një qeverisje të drejtë.

Shqiptarët e duan Shqipërinë për vete, për njëri-tjetrin, ajo çka e cila i bën atë vetëm të emigrojnë.

Në fakt, ata që po largohen janë të rinjtë, janë zemra e këtij kombi. Kjo duhet të na shqetësojë të gjithëve.

Mbi 60 përqind e shqiptarëve janë sot larg kufijve të Shqipërisë, një forcë e madhe.

Kjo sepse në Shqipëri nuk lejohet konkurrenca e lirë, nuk lejohen të ndërtojnë të ardhmen e tyre me djersën e ballit.

U bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, sidomos atyre që janë larguar nga Shqipëria, t’i kthejnë sytë nga Shqipëria, sepse ata janë të interesuar për vendin e tyre.

U bëj thirrje të rinjve t’i bashkohen opozitës. Opozita i ka dyert e hapura për të gjithë të rinjtë, që ata të ndërtojnë të ardhmen e tyre, për një Shqipëri të lirë, për një Shqipëri me të drejta të barabarta”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Iu dha Salillarit një ditë pas zgjedhjeve, anulohet tenderi 5.3 milionë euro për ndërtimin e burgut në Kukës

Anulohet vetëm pas dy muajsh një tender me vlerë 5.3 milionë euro, i dhënë në …