Mourinho në “fije të perit”, ndaj Milan luan pankinën

Jose Mourinho, përtej emrit të madh që përfaqëson, është shumë pranë shkarkimit. Që nga dita kur zbarkoi në Romë si triumfator, tekniku portugez ka prekur pikën e tij më të ulët në kryeqytet, tashmë edhe tifozët nuk janë më në krah të tij, e vërshëllyen pas humbjes në derbi kundër Lazio-s. Në Itali, mediat janë të bindura, nëse Roma pëson një humbje kundër Milan të dielën, atëherë Mourinho-n e pret shkarkimi. Mes tij dhe drejtuesve të klubit, presidencës, nuk ka më asnjë lloj komunikimi, një marrëdhënie shumë e tensionuar që pritet të sjell shkarkimin e tij.

Prej kohësh, Mourinho vijon të ankohet, praktikisht ankohet për gjithçka, ankohet për arbritrat, për mungesën e një merkatoje cilësore, për mungesën e vlerësimit nga drejtuesit e klubit etj. Kjo sjellje me sa duket nuk i pëlqen drejtuesve të Romës që sot më shumë se kurrë po mendojnë të shkarkojnë teknikun portugez.

Pra, në “San Siro” të dielën kundër Milanit, Jose Mourinho luan stolin e tij, ndërsa në këtë sfidë me shumë mundësi duhet të bëjë edhe pa shërbimet e Paulo Dybala, i cili pavarësisht se nuk ka pësuar tërheqje, është në garë me kohën për të qenë në pankinë në këtë përballje./BW

About Redaksia

Check Also

Dalin pamjet, ja si i motivoi Ronaldo bashkëlojtarët para finales ndaj Spanjës

Portugalia triumfuoi ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve pas ekzekutimit të penalltive, duke e fituar …