FJALA E DREJTUESIT TË DEPARTAMENTIT TË PLANIFIKIMIT URBAN, GENTIAN KAPRATA
1- Në shkurt të këtij viti, Qeveria draftoi një VKM për prishjen e atyre ndërtesave mbi 50 vjeçare që do të gjendeshin nga një auditim i bërë nga institucionet e saj. Ky draft prek 122.690 ndërtesa banimi apo pronësinë e banesave të mbi 1 milion familjeve shqiptare, duke rrezikuar shembjen e pjesës më të lakmueshme të tyre në shërbim të klientelës së qeverisë në sektorin e ndërtimit.
Qasja e qeverisë ndaj problematikës së vjetërsisë së ndërtesës vërteton edhe një herë se jemi në një tranzicion me kahë të kundërt me atë që kemi nisur në vitin 1992. Nëse në vitin 1992 qeveria Meksi provatizoi stukun e banesave shtetërore në përfitimin e familjeve, nëpërmjet kësaj VKM-je jepen shenja të qarta se shteti po bën ushtrimin e kundërt, po i ri shtetëzon ato.
Megjithëse shitet si një veprim qeverisëss në lidhje me tërrmetin e vitit 2019, ajo është pjesë e një plani të menduar prej vitesh përpara tërrmetit dhe të prezantuar nga Boeri (autori i Planit të Tiranës), nëpërmjet Rregullit të Ri urban që ai propozonte, citoj “do prisheshen pallatet e Enverit dhe do të ndërtoheshin ndërtesa të reja”.
Synimet kanë lidhej me klientelën e qeverisë në sektoprin e ndërtimit të banesave dhe janë dy:
1- Së pari, synohet krijimi i “shesheve të reja për ndërtim”. Betonizimi ekstrem i 25 viteve të fundit, shoqërohet me përfundimin e shesheve të lira, dhe në këtë kuptim kërkohet gjetja e një mekanizmi që i krijon ato, pavarësisht kostove ekonomike dhe sociale që prodhon kjo për qytetarët e Tiranës.
2- Së dyti, synohet lehtësimi i kontraktimit të këtyre shesheve. Mafia e pastrimit të parave të krimit nuk ka dëshirë të merret me disa dhjetëra familje për një shesh të ri, dhe në këtë kuptim kjo detyrë i kalon qeverisjes, e cila i largon pronarët nga prona e tyre dhe të drejtat që rrjedhin prej kësaj, nëpërmjet “dhumës legjitime” të shtetit dhe “interest publik”.
3- Në maj të këtij viti Qeveria Rilindase e Tiranës i prezantoi shqiptarëve Piramidën e Rijetëzuar. 22 milion euro u shpërdoruan që qeverisjet e sotme locale dhe qëndrore ti shprehnin votuesve nostalgjikë të komunizmit, devotshmërinë e PS ndaj ‘Udhëheqësit’ dhe simbolikave komuniste.
Rijetëzimi i Piramidës bën pjesë në grupin e parë të punëve të administratës Veliaj, nëpërmjet theksimit në sytë e nostalgjikëve, të trashëgimnisë komuniste të saj ai është quajtur ‘Kontributi për Partinë’. Së bashku me ‘Populizmin legalizues’, ‘Dekoratat globaliste’ dhe ‘Servituti ndaj Oligarkisë’, ky grup shpërdoron paratë dhe pronat publike e private, por pa aasnjë përfitim publik.
Sidoqoftë, arkitekura është e moralshme, ajo është e vërtetë. Sikurse 35 vite më parë kur projekti i kësaj ndërtese u nis për tu formësuar si një shqiponjë, simbolin e shqiptarëve, por degjeneroi në një piramidë, simbolin e diktatorëve; edhe në përpjektet aktuale për ta rijetëzuar, nisi për t’u projektuar si një strukturë bashkëkohore, por degjeneroi në një projeksion në përmasa të vogla të modelit të kithët, të shtrembër me arrna të modelit të zhvillimit 24 vjeçar të Tiranës së rilindur fillimisht nga Kreu i sotëm i qeverisë Rama, e më tej nga Kreu i sotëm i bashkisë, Veliaj.
4- Në qershor të këtij viti, qeveria shqiptare e përfaqësuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, nënshkroi me një kompani private kontratën për ndërtimin e një intalacioni në oborrin e Kryeministrisë. Një abuzim prej 4 milion eurosh të parave të taksapaguesve shqiptar, për ti dhënë Krijuesit të Gjithësisë, kryeministrit Rilindës, “Kopështin e tij Eden”.
Në kulmin e krizës urbanistike e të transportit urban që ka përpirë Tiranën, rreth katër milion euro, që mund të përdoreshin për ndërtimin e një nënkalimi në Sheshin Skënderbej, çfarë do ta lehtësonte trafikun në këtë zonë të mbingarkuar në masën 60%, dhe në mënyrë graduale në të gjithë territorin e bërthamës urbane të Tiranës, ose për shumë projekte të tjera që lehtësojnë vështirësinë e jetës urbane në Tiranë, e shpërdoruan në një tekë të Kryeministrit.
Një institucion publik, i krijuar me një detyrë themelore qeverisëse, për të balancuar zhvillimin e pabarabartë të Rajoneve në Shqipëri, u përdor sikurse shumë herë 10 vitet e fundit, për të kryer një detyrë të “shenjtë”: për ti dhënë Krijuesit të Gjithësisë, kryeministrit Rama, Kopshtin e tij të Edenit. Mbetemi në pritje të shohim se kush do jenë Adami dhe Eva, megjithëse njohim mëkatet e kësaj qeverie.
5- Në korrik të këtij viti me VKM nr. 457 qeveria rriti çmimin e referencës së banesave në Tiranë, (i) duke e bërë akoma më të papërballueshme strehimin ((a) mbajtjen e pronësisë së banesave nga pronarët e tyre, (b) rrit qiratë por jo në përfitim të pronarëve, (c) pamundëson blerjen dhe qiramarrjen e banesave të reja); dhe (ii) duke thelluar më tej pabarazinë shoqërore në lidhje me aftësinë e sigurimit dhe mbatjes së një banese!
Detyra bazike e një qeverisje në lidhje me strehimin është sigurimi i një strehimi të përballueshëm për qytetarët e vendit. Këtë detyrë ajo mund ta kryej nëpërmjet dy instrumentave: i pari është planifikimi territorial dhe urban; i dyti është politika tatimore.
Rritja e cmimit të referencës për ndërtesat në Tiranë, reflektohet në mënyrë të drejtpërdrejt te taksat mbi pronësinë e banesave. Çfarë e bën të dështuar edhe në instrumentin e dytë që qeveria ka në dorë për të arritur strehim të përballueshëm. Sepse kjo vendimarrje, për të rritur çmimet e referencës i bën apartamentet apo banesat akoma më të papërballueshme për qytetarët në dy nivele.
Së pari rrit cmimet për banesat që po ndërtohen dhe do dalin në treg në muajt apo vitet në vijnë: dhe së dyti rrit vështirësinë, pamundësinë e mbajtjes së një banese nga qytetarët që e kanë tashmë një banesë!
Të dyja këto, kanë edhe kolaterale më makro, sepse ulja e aftësisë blerëse ul kërkesën në treg, dhe në një treg si tregu shqiptar ku oferta rritet me rritme galopante cdo vit, kjo sjell një krizë shumë të madhe, së pari në sektorin e ndërtimtarisë dhe imobiliareve, dhe më tej në sektorin bankar dhe në gjithë financat dhe ekonominë e vendit.
Qeveria ka bërë veçanërisht të papërballueshme strehimin në ato zona urbane që synohen nga pjesa më e varfër e qytetarëve të Tiranës. Në zonat e shtrenjta cmimi referencë është rritur shumë më pak se zonat periferike. Zona e Blloku, Piramidës, Stadiumit Qemal Stafa, Telekomit, Lidhjes së Shkrimtarëve, që janë zonat më të shtrenjta, cmimi i referencës është rritur nga 20 % deri në
33%. Kurse zona e Unazës së Re, Fushës së Avjacionit, Yzbarisht dhe ish Fabrika e Bukës është rritje prej 76%. Apo në ish 5 komunat: Dajt, Fark, Kashar, Petrelë dhe Pezë, çmimi i referencës pothuajse u dyfishua.
6- Në 30 dhjetor 2023 Kryeministri prezanton se Ministria e Financave ka realizuar marrveshje me 9 ndërtues që kanë shkelur lejet e ndërtimit dhe sipas VKM të shtatorit të vitit 2022 ju janë konfiskuar këto ndërtesa apo pjesët informale të tyre. Në fakt, realiteti është se qeveria ju shet ndërtuesve informal me çmim mesatar prej 223 euro për metër katror, ndërtesat e konfiskuara prej saj. Pallatet mbi pallate të konfiskuara nga qeveria, ndryshe nga çfarë deklaroi Kryeministri në shtator të vitit 2022; nuk shkojnë për të pastrehët, nuk shkojnë për zyra publike, nuk shiten me ankand të hapur, nuk shkojnë në Fondin e Kompensimit, nuk parablehen me vlerë tregu nga ndërtuesit informal! Ato ju falen ndërtuesve informal me vetëm 223 euro për metër katror.
Sikurse e kishim parashikuar që në kohën kur kjo VKM doli, ajo nuk ishte gjë tjetër veçse një skemë e qartë antikushtetuese dhe korruptive për të: legalizuar shtesat informale të ndërtesave formale dhe për ti rikthyer të pastra në tregun e pasurive të paluajtshme; amnistuar zyrtarët publik, si në qeverisjen qëndrore edhe atë vendore, që janë paguar nga taksat e shqipatrëve për të
kontrolluar zhvillimin (territorin nga zhvillimet informale), dhe nuk e kanë kryer këtë detyrë; amnistuar ndërtuesit informal për një shkelje ligjore që dënohet nga 3-8 vite burg.
Në kundështim me Udhëzimin nr. 27, dt. 23 shtator 2022 të Ministrisë së Financave, i cili kërkonte: shitjen me ankant të këryre pronave, pas vlerësimit të bërë nga ekspertë sipas metodës së vlerës së tregut; dhe përdorimin e këtij cmimi të nxjerrë nga ekspertët si një cmimi minimal në një ankand të hapur; këto prona ju rikthyen ndërtuesve të tyre në mënyrë të drejtpërdrejt me çmime që variojnë nga 170 euro deri në 305 euro për metër katror.
Nëse përdorim të dhënat e Minsitrisë së Financave, ndërtuesve informal do ti kthehen 71 mijë metra katror ndërtim me vetëm 14.9 milion euro; ndërkohë që me vlerën e tregut kjo shifër duhet të ishte më shumë se dhjetë herë më e lartë.
7- Në përmbyllje të këtij viti, Rilindja socialiste locale e Tiranës, arriti rekordin e 2 milion metra katror ndërtim i lejuar prej saj. Ky rekord i ri, shoqëron 6 vite në rritje progresive, rekor pas rekordi, të shërbimit që kjo administratë i bën klientës më të preferuar të saj: mafies së pastrimit të parave të krimit.
Të paaftë të projektojnë një model të ri ekonomik për vendin, por edhe të paaftë për të mbajtur nën kontroll sektorë të ndryshëm prodhimi, rilindasit bëjnë atë që dijnë të bëjnë më mirë: lejojnë dhe drejtojnë investimet private, vetëm në sektorin e ndërtimit.
Ndërsa Shqipëria boshatiset nga banorët, të dhënat paraprake të censusit tregojnë së Shqipëria e sotme demografike është më e vogël se gjysma e Shqipërisë së vitit 1989; bashkia Tiranë, e cila edhe vet po humb popullsi prej 4 viteve tashmë, lejon ndërtimin e banesave të reja me rritme të tmerrshme. Nëse në vitin 1990 Tirana kishte një stok banese prej rreth 2 milion metra katrorë të ndërtuar që nga shekulli i 19-të, e deri në rënien e komunizmit, Tiranës ju shtua vetëm këtë vit i njëjti stok sasior, dhe në 6 vitet e fundit 5 herë më shumë.