Avokatja Adriana Kalaja, njëkohësisht kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit në PD i ka kërkuar Gjykatës Kushtetuese përjashtimin e gjyqtares Marsida Xhaferllari nga çështja e kërkuar nga PD sa i përket paktit me Italinë për çështjen e emigrantëve.
Kërkesa vjen pas publikimit të pamjeve, ku Xhaferllari shihet duke festuar me partnerin e saj, Enkelejd Alibeaj në një festë politike për fundvitin.
“Në rastin konkret, vërtetohet cenimi i rregullave të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore për sa i përket pozicionit që ka znj. Xhaferllari në Gjykatën Kushtetuese dhe vendimeve që ka marë në rastet kur bashkëjetuesi i saj, deputeti Enkelejd Alibeaj ka qënë kërkues, kjo në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Ligjin nr. 8577 datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” i ndryshuar.
Mjafton të verifikoni vendimet e mara nga znj. Xhaferllari në muajt e fundit (Juve Ju lind detyrimi të hetoni të gjitha kërkesat me kërkues deputetin Alibeaj), do kuptoni se jemi përpara një shpërdorimi të rëndë të detyrës, ku ndërkohë që në darkë ndan krevatin, paradite bën edhe gjyqtaren ndaj kërkesave të atij që ndan krevatin.
Kështu, veprimet në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit agravohen nga znj. Xhaferllari, në rastin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese më datë 22.12.2023, ku është marrë në shqyrtim kërkesa e grupit të deputeti Basha, pjesë e të cilit është edhe deputeti Alibeaj, ose bashkëjetuesi i të kallëzuarës prej meje, znj. Xhaferllari, dhe e kjo e fundit, jo vetëm që nuk dorëhiqet, ashtu si e përcakton dispozita ligjore, por bën edhe relatoren në këtë gjykim”, thuhet në kërkesë.
Kërkesa drejtuear kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Olta Zaçaj:
KËRKUESE: Adriana Kalaja, Kryetare e Komisionit të Apelimit dhe Vlerësimit të Statutit pranë Partisë Demokratike dhe Avokate pranë Dhomës së Avokatisë Tiranë, me Liçensë Nr.11505 dhe NUIS K31610191Ë, Cel 069 680 2512.
OBJEKTI: Përjashtimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, znj. Marsida Xhaferllari, nga çështja datë 18.01.2024 ora 10.00, kërkuar nga 30 deputetë të Partisë Demokratike, për shkak të konfliktit të interesit që ka kjo gjyqtare me grupin e deputetëve të Partisë Demokratike, drejtuar nga z. Gazment Bardhi, me cilësinë e kërkuesve në këtë çështje.
BAZA LIGJORE: Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji nr. 8577 datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” i ndryshuar si dhe Ligji nr.9367 datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike” i ndryshuar.
DREJTUAR: Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë,
Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Znj. Olta Zaçaj.
Të Nderuar Anëtarë të Gjykatës Kushtetuese,
E Nderuar Znj. Zaçaj,
Duke shprehur konsideratat më të mira për Ju dhe Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, më cilësinë e kërkueses, Ju bëj me dije se kam rënë në dijeni të fakteve dhe provave të shkeljes që i bën Kushtetutës të Republikës së Shqipërisë dhe Ligjit nr. 8577 datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, nga anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, znj. Marsida Xhaferllari, veprime të cilat bien ndesh edhe meLigjin nr. 9049, datë 10.4.2003 “Për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurisë, të detyrimeve Finaciare të të Zgjedhurve dhe të disa Nëpunësve Publikë” i ndryshuar dhe Ligjin nr.9367 datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike” i ndryshuar.
Siç edhe jeni vënë në dijeni nga ana ime, i jam drejtuar me një kërkesë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ashtu edhe Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, për t`i vënë në dispozicion këto shkelje të vijueshme nga ana e anëtares sëkësaj gjykate, znj. Marsida Xhaferllari, fillimin e procedimit administrative dhe displinor ndaj këtyre shkeljeve kushtetuese dhe ligjore si dhe marrjen e masave të themelta në referim të Kushtetutës ndaj saj.
Po kështu, nisur nga këto veprime në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit organic nga ana e znj. Xhaferllari, më datë 04.01.2024 kam referuar kallëzim penal në SPAK, për kryerjen e veprave penale tëtë “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 i Kodit Penal, “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, “Kryerja e veprimeve arbitrare”, parashikuar nga neni 250 i Kodit penal, të gjitha të kryera në bashkepunim parashikuar nga neni 25 i Kodit Penal.
Faktet dhe provat e vëna në dispozicion të këtyre institucioneve të ngarkuara për procedimin disiplinor ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dhe marrjen e masave ndaj veprimeve në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit, J`ua kam vënë në dijeni edhe Ju, me cilësinë e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese.
Për lehtësinë Tuaj, po J`ua përsëris në mënyrë të përmbledhur, me qëllim që edhe Ju të ndërmerni hapat ligjorë sipas Kushtetutës dhe ligjit.
I.Dispozita kushtetuese dhe ligjore:
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”:
Neni 128
1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mban përgjegjësi disiplinore sipas ligjit.
2. Procesi disiplinor ndaj gjyqtarit zhvillohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila vendos për shkarkimin e tij kur:
a) konstaton shkelje të rënda profesionale ose etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit;
b) dënohet me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një krimi.
3. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese pezullohet nga detyra me vendim të Gjykatës Kushtetuese kur:
a) ndaj tij caktohet masa e sigurimit personal “arrest në burg” ose “arrest në shtëpi” për kryerjen e një vepre penale;
b) ai merr cilësinë e të pandehurit për një krim të kryer me dashje;
c) fillon procedimi disiplinor, sipas ligjit.
Ligji nr. 8577 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”:
“Neni 10
Shkeljet disiplinore:
Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mban përgjegjësi disiplinore, veçanërisht për shkaqe të:
1. Mosparaqitjes së kërkesës për heqje dorë nga procedimi apo gjykimi i çështjes, kur kjo është e detyrueshme, sipas ligjit procedural dhe gjyqtari është në dijeni të rrethanave të tilla.
2. Sjelljes, akteve dhe veprimeve të tjera të gjyqtarit që krijojnë përfitime të padrejta ose dëme për palët pjesëmarrëse në gjykim.
3. Mosnjoftimit të Kryetarit të Gjykatës ose të organeve kompetente, sipas ligjit, për ndërhyrjet apo ushtrimin e formave të tjera të ndikimit të papërshtatshëm nga avokatët, funksionarët politikë, funksionarët publikë dhe subjekte të tjera.
Neni 25
Paanësia
“1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve është i paanshëm dhe bazohet në kryerjen e detyrave të tij vetëm në Kushtetutë dhe në ligj.
2. Në veprimtarinë e tij, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese merr pjesë me cilësinë e tij vetjake dhe nuk përfaqëson asnjë organ shtetëror, organizatë shoqërore, parti ose shoqatë politike, grup etnik ose social.”,
Neni 36
Heqja dorë nga shqyrtimi i çështjes
1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese është i detyruar të heqë dorë nga shqyrtimi i një çështjeje konkrete kur:
a) ka marrë pjesë në hartimin e aktit objekt shqyrtimi;
b) për shkak të lidhjeve fisnore apo lidhjeve të tjera me pjesëmarrësit në gjykim vihet në dyshim objektiviteti i tij;
c) në çdo rast tjetër kur vërtetohen arsye serioze njëanshmërie.
2. Heqja dorë miratohet nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, derisa çështja nuk ka kaluar në seancë plenare.
Më pas, heqja dorë vendoset me shumicën e votave të gjyqtarëve pjesëmarrës në proces.
Ligji nr.9367 datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike”:
Neni 24
“1. Kufizimi i interesave të personave të lidhur me zyrtarin Rrethi i personave të lidhur me zyrtarin, në zbatim të ndalimeve të përcaktuara në nenin 21 dhe në nenin 22 të këtij ligji, përbëhet nga bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja fëmijët në moshë madhore dhe prindërit e zyrtarit e të bashkëshortit/es dhe bashkëjetuesit/es.
2. Rrethi i personave të lidhur me zyrtarin, në zbatim të nenit 23 të këtij ligji, përveç atyre të përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, zgjerohet edhe me çdo person fizik ose juridik, i cili, në lidhje me dhuratën, favorin, premtimin ose trajtimin preferencial, luan rolin e ndërmjetësit a të shkëmbyesit të interesave të lindur nga ky veprim.
3. Ndalimet dhe kufizimet për zyrtarin, të përcaktuara në këtë seksion, zbatohen edhe për personat e lidhur me të, në përputhje me pikat e mësipërme të këtij neni.
4. Kufijtë e zotërimit të aksioneve ose të pjesëve në kapital janë të njëjtë me ata të përcaktuar në nenin 21 të këtij ligji edhe:
a) për çdo person të lidhur me zyrtarin veç e veç;
b) për tërësinë e interesave të zyrtarit dhe të personave të lidhur me të;
c) për tërësinë e interesave të personave të lidhur me zyrtarin.
5. Ndalimet dhe kufizimet e këtij seksioni nuk zbatohen për personat e lidhur me personat e lidhur me zyrtarin.”.
Neni 36
Lidhjet ndërmjet interesave dhe konflikteve të seksioneve 1 dhe 2
“l. Edhe kur një zyrtar zotëron interesa privatë brenda kufijve të lejuar të seksionit 2 të këtij kreu, apo i sjell ata brenda kufijve të lejuar sipas përcaktimeve të pikës 3 të nenit 38 të këtij ligji. ai nuk është i çliruar nga detyrimet. kufizimet ose ndalimet e tjera të këtij kreu si dhe nuk është i çliruar apriori nga rreziku i rënies në konflikt rast për rast ose të vazhdueshëm të interesit.
2. Zotërimi pasiv i aksioneve ose i pjesëve në kapital mund të përbëjë shkak për rënien në konflikt rast për rast të interesit. Zyrtari dhe personi i besuar janë bashkëpërgjegjës për të marrë të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e rënies së zyrtarit në një konflikt të tillë dhe komunikojnë ndërmjet tyre, për aq sa është e nevojshme, për këtë qëllim. Barra e provës për pamundësinë e komunikimit, në kohën e përshtatshme, në raport me pjesëmarrjen në vendimmarrje të zyrtarit, bie mbi zyrtarin dhe personin e besuar.”.
Neni 37
Mënyrat bazë të trajtimit dhe të zgjidhjes së konfliktit të interesave
“Për parandalimin sa më të hershëm dhe sa më efikas të çdo konflikti interesi, të çdo lloji qoftë ai:
1. Zyrtari, në ushtrimin e funksioneve të tij, paraprakisht, sipas rrethanës, nevojës, në mënyrë të shkallëzuar ose në proporcion me rëndësinë e situatës, mënjanon dhe zgjidh vetë çdo situatë të konfliktit të interesit, të çdo forme qoftë ajo, duke përdorur, sipas rastit dhe përshtatshmërisë, një apo disa nga mënyrat e mëposhtme:
a) duke transferuar a tjetërsuar interesat privatë;
b)duke u vetëpërjashtuar paraprakisht nga procesi konkret i vendimmarrjes, me përjashtim të rasteve kur është e pamundur delegimi i kompetencave të zyrtarit te një zyrtar tjetër, për shkak të ligjit apo për shkak të situatës ose ne rastet e organit kolegjial, duke mos marre pjese ne diskutimin dhe votimin e çështjes ne konflikt.
c) duke dhënë dorëheqjen nga detyrat, funksionet apo angazhimet private, që janë në konflikt me funksionin e tij publik:
ç) duke dhënë dorëheqjen nga funksioni publik, veçanërisht në kushtet e lindjes së konflikteve të vazhdueshme të interesit.
2. Zyrtari njofton eprorin ose institucionin epror, sipas rastit, për zgjidhjen e sugjeruar ose të marrë dhe provon e dokumenton këtë zgjidhje.
3. Pavarësisht zbatimit të pikave 1 dhe 2 të këtij neni, zyrtari nuk çlirohet nga përgjegjësia e rënies në konflikt interesi, kur masat e marra nga vetë ai nuk rezultojnë të frytshme në parandalimin dhe shmangien e konfliktit të interesit.
4. Eprori i zyrtarit ose institucioni epror, duke filluar nga ai më i afërt, paraprakisht, sipas rrethanës, nevojës, në mënyrë të shkallëzuar ose në proporcion me rëndësinë e situatës, mënjanon dhe zgjidh çdo situatë të konfliktit të interesit të një zyrtari vartës, të çdo forme qoftë ajo, duke përdorur, sipas rastit dhe përshtatshmërisë, një apo disa nga mënyrat e mëposhtme:
a) t’i kufizojë zyrtarit informacione të caktuara, që lidhen me ushtrimin e funksionit të tij;
b) të mos i ngarkojë zyrtarit detyra që mund të çojnë në shfaqjen e një konflikti interesash;
c) të mos lejojë që zyrtari të marrë pjesë në procesin e vendimmarrjes;
ç) të rishikojë ose të ndryshojë detyrat dhe kompetencat e zyrtarit;
d) ta transferoj ë zyrtarin në një detyrë tjetër, që shmang konfliktin e interesave;
dh) të marrë masat e nevojshme për të shmangur emërimin ose zgjedhjen e një zyrtari në funksione, në të cilat mund të lindin ose ka konflikte interesash;
e) në rast të një akti të marrë në praninë e konfliktit faktik të interesit, në çdo mënyrë që kjo vihet re, të anulojë ose të revokojë, nëse e ka këtë kompetencë, aktet e marra nga zyrtari, sa më parë që të jetë e mundur, dhe mundësisht para se ato të kenë sjellë pasoja;
ë) anullimi ose revokimi i aktit mund të bëhet edhe kur gjykohet se akti është marrë në kushtet e konfliktit në dukje të interesit, i cili mund të shfaqet rast për rast ose në mënyrë të vazhdueshme;
f) anullimi ose revokimi i një akti nuk bëhet nga eprori kur ai vlerëson se pasojat që mund të vijnë nga anulimi ose revokimi i tejkalojnë dukshëm përfitimet nga ky anulim ose revokim.
5. Në raste të veçanta kur:
a) konflikti i interesit lidhet me drejtuesin më të lartë të një institucioni publik, trajtimi dhe zgjidhja bëhen nga institucioni epror, nëse ka të tillë dhe kjo nuk cenon parimin e pavarësisë së institucioneve; b) konflikti lidhet me një zyrtar që njësohet ose është anëtar i një organi kushtetues, trajtimi dhe zgjidhja bëhet nga organet kompetente të përcaktuara në Kushtetutë.
6. Zyrtari lejohet të ushtrojë funksion dhe të kryejë detyrën me kusht që konflikti i vetëm i interesit i pashmangshëm është ai në dukje kur plotësohen kushtet e mëposhtme:
a) kur ai:
i) ose është i pazëvendësueshëm në ushtrimin e funksioneve;
ii) ose vetëpërjashtimi i tij është i pamundur, sipas shkronjës “b” të pikës l të këtij neni;
iii) ose asnjëra nga zgjidhjet e pikës 4 të këtij neni nuk është e mundur;
b) dhe kur:
i) vendimet e tij, sipas rregullimeve me ligj, nuk i nënshtrohen miratimit, revokimit ose shfuqizimit nga një institucion epror;
ii) nuk është i mundur as tjetërsimi i interesit privat, sipas shkronjës “a” të pikës l të këtij neni, për shkak të natyrës së tij (si lidhje familjare, komunitare etj.);
iii) nuk ka kuptim, që për një rast konflikti të tillë, ai të japë detyrimisht dorëheqjen nga funksioni. Në një rast të tillë, vendimet e këtij zyrtari i nënshtrohen një kontrolli dhe vlerësimi të veçantë nga institucionet e ngarkuara me ligj për të kryer kontrollin e këtyre vendimeve. Vendimi dhe rezultatet e kontrollit bëhen kurdoherë publike.
7. Eprori njofton me shkrim dhe në mënyrë të arsyetuar zyrtarin në konflikt interesi, si dhe eprorin e vet ose institucionin epror për zgjidhjen e dhënë.
8. Pavarësisht nga zbatimi i pikave l e 2 të këtij neni nga vetë zyrtari dhe/ose i pikave 4, 5 e 6 të këtij neni nga eprori ose institucioni epror, zyrtarët përgjegjës, për parandalimin dhe shmangien e konfliktit konkret të interesit, nuk çlirohen nga përgjegjësia, kur masat e marra nuk rezultojnë të frytshme në parandalimin dhe shmangien e tij.
9. Mënyrat e trajtimit dhe të zgjidhjes së konfliktit të interesit, sipas këtij neni, duhet të bëhen bazuar në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndërmjet zyrtarit dhe eprorit ose institucionit epror, duke synuar së bashku përdorimin e mënyrës më të mirë për parandalimin dhe zgjidhjen e gjendjes me konflikt interesi. Zyrtari, eprori ose institucioni epror njoftojnë në çdo rast Inspektoratin e Lartë mbi masat e marra për trajtimin dhe zgjidhjen e rasteve të konfliktit të interesave.”.
II.Faktet dhe rrethanat:
Sipas publikimit të një video të publikuar në adresën e tij në fb shtetasi Neli Demi (postim i cili është fshirë sapo unë bëra denoncimin tim në fb tim personal), rezulton se gjyqtare Marsida Xhaferllari po festonte me grupimin politik të drejtuar nga deputeti Basha më datë 28.12.2023, dhe se pjesë e këtij grupimi është edhe deputeti Enkeled Alibeaj, ose bashkëjetuesi i znj. Marsida Xhaferllari.
.Nisur nga video dhe provat që u vura në dijeni, unë bëra një status më datë 29.12.2023 ku paralajmërova hapat ligjorë që do ndërmar për këtë veprim antiligjor dhe antikushtetues I gjyqtares kushtetuese Xhaferllari, direkt pas statusit tim, statusi i shtetasit Neli Demi u hoq nga fb.
.Fotot që unë paraqes, vërtetojnë këtë gjë, megjithëse ky status i bërë më datë 28.12.2023 nga shtetasi Neli Demi është fshirë nga fb.
.Sipas informacioneve që kisha unë në rrugë jo zyrtare nga punonjës të administratës së Gjykatës Kushtetuese, rezlutonte se gjyqtarja kushtetuese Xhaferllari, jo vetëm nuk hiqte dorë nga çështjet ku kërkues ishte edhe bashkëjetuesi i saj (raste ka shumë të cilat Ju duhet t`i hëtoni siç është kundërshtimi i Bordit të Çmimeve të Naftës apo i Ushqimeve), por bëntë edhe ndikim të paligjshëm ndaj gjyqtarëve të tjerë për të votuar pro këtij grupimi dhe kundra kërkesave që bëntë 1/5 e deputetëve të Partisë Demokratike drejtuar nga Kryetari Sali Berisha.
Për këtë asrye, unë investigova vetëm vendimet e Gjykatës Kushtetuese të muajit dhjetor 2023, vendime të cilat vërtetojnë katërcipërisht të gjitha akuzat e ngritura prej meje.
. Kështu, sipas Njoftimit për Shtyp në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese më datë 22.12.2023, rezulton se nuk është legjitimuar grupimi politik i drejtuar nga deputeti Basha, pjesë e të cilit është edhe deputeti Alibeaj, ose bashkëjetuesi i gjyqtares, znj. Xhaferllari.
7. Përveç se nuk rezulton se nga gjyqtarja Xhaferllari të jetë kërkuar dorëheqja (ashtu siç e kërkon ligji), në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe vetë Ligjit Nr. 8577 datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”, figuron të jetë relatorë e kësaj çështje.
Madje, sipas informacioneve që unë kam, gjyqtarja Xhaferllari ka ushtruar ndikim të paligjshëm ngaj gjyqtarëve të tjerë të kësaj gjykate, dhe për këtë mjafton të shihni videot ku znj. Xhaferllari hyn e del shumë shpesh në zyrat e kolegëve (sipas informacioneve njëri prej tyre gjyqtari Ilir Toska).
. Po kështu, sipas Njoftimit për Shtyp në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese më datë 20.12.2023, gjyqtarja Xhaferllari ka marë pjesë në një çështje ku është vendosur mospranimi i kërkesës së 1/5 e deputetëve të partrisë Demokratike lidhur me interpretimin e nenit 73/2 të Kushtetutës.
Ndërkohë që bashkëjetuesi i znj. Xhaferllari, deputeti Alibeaj kishte deklaruar votën pro heqjes së imunitetit të deputetit Berisha dhe hapjen e rrugës për arrestimin e tij, gjyqtarja Xhaferllari voton pro bashkëjetuesit dhe kundra 1/5 të deputetëve të Partisë Demokratike.
Mjafton të shihni, Raportin Rekomandues të deputetit Alibeaj, dhe do kuptoni jo vetëm se të gjitha akuzat e mia janë të bazuara në prova dhe në ligj, porse e gjyqtarja Xhaferllari, minimalisht duhet të hiqte dorë nga gjykimi.
Dhe ndërkohë që gjyqtarja Xhaferllari shkel Kushtetutën dhe Ligjin Organik gjatë ushtrimit të detyrës paradite, në darkë shkon e feston me një grupim politik, pjesë e të cilit është bashkëjetuesi, njëkohësisht kërkues në disa çështje ku znj. Xhaferllari ka votuar (madje ka qënë relatore).
Lidhur me këto shkelje të rënda të Kushtetutës dhe ligjit, të konsumuara nga gjyqtare Xhaferllari, i jam drejtuar me një kallëzim penal Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK.
Gjithashtu, i jam drejtuar me një kërkesë edhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, si Institucion përgjegjës për procedim disiplinor dhe shkarkim të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
III. Argumentimi ligjor:
15.Në rastin konkret, vërtetohet cënimi i rregullave të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore për sa i përket pozicionit që ka znj. Xhaferllari në Gjykatën Kushtetuese dhe vendimeve që ka marë në rastet kur bashkëjeuesi i saj, deputeti Enkeled Alibeaj ka qënë kërkues, kjo në kundërshtim me Kushtetutën dhe me Ligjin nr. 8577 datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” i ndryshuar.
16. Mjafton të verifikoni vendimet e mara nga znj. xhaferllari në muajt e fundit (Juve Ju lind detyrimi të hetoni të gjitha kërkesat me kërkues deputetin Alibeaj), do kuptoni se jemi përpara një shperdorimi të rëndë të detyrës, ku ndërkohë që në darkë ndan krevatin, paradite bën edhe gjyqtaren ndaj kërkesave të atij që ndan krevatin.
. Kështu, veprimet në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit agravohen nga znj. Xhaferllari, në rastin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese më datë 22.12.2023, ku është marë në shqyrtim kërkesa e grupit të deputeti Basha, pjesë e të cilit është edhe deputeti Alibeaj, ose bashkëjetuesi i të kallëzuarës prej meje, znj. Xhaferllari, dhe e kjo e fundit, jo vetëm që nuk dorëhiqet, ashtu si e përcakton dispozita ligjore, por bën edhe relatoren në këtë gjykim.
18.Sipas parashikimeve të nenit 25 të Ligjit Nr. 8577 datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”, “Paanësia në gjykimin kushtetues”, është sanksionuar se:
“1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese në shqyrtimin e çështjeve është i paanshëm dhe bazohet në kryerjen e detyrave të tij vetëm në Kushtetutë dhe në ligj.
2. Në veprimtarinë e tij, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese merr pjesë me cilësinë e tij vetjake dhe nuk përfaqëson asnjë organ shtetëror, organizatë shoqërore, parti ose shoqatë politike, grup etnik ose social.”,duke vërtetuar qartazi se jemi përpara të shpërdorimit të detyrës dhe veprimeve arbitrare kryer nga e kallëzuara prej meje.
19.Po kështu, janë konsumuar të gjithë elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, përsa kohë që e kallëzuara prej meje nuk respekton dhe zbaton parashikimet e nenit 36 të Ligjit Nr. 8577 datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese në Republikën e Shqipërisë”, “Heqja dorë nga shqyrtimi i çështjes”, ku ligjvënësi ka sanksionuar se:
“1. Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese është i detyruar të heqë dorë nga shqyrtimi i një çështjeje konkrete kur:
a) ka marrë pjesë në hartimin e aktit objekt shqyrtimi;
b) për shkak të lidhjeve fisnore apo lidhjeve të tjera me pjesëmarrësit në gjykim vihet në dyshim objektiviteti i tij;
c) në çdo rast tjetër kur vërtetohen arsye serioze njëanshmërie.
2. Heqja dorë miratohet nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, derisa çështja nuk ka kaluar në seancë plenare.
Më pas, heqja dorë vendoset me shumicën e votave të gjyqtarëve pjesëmarrës në proces.”,duke legjitimuar plotësisht të gjithëpretendimet e ngritura prej meje ndaj znj. Xhaferllari.
20. Përveç sa më sipër, znj. Xhaferllari jo vetëm që shpërdoron detyrën duke marë pjesë në një çështje që kërkues është bashkëjetuesi i saj (pika 1, gërma b e ligjit organik), por edhe më keq, në cilësinë e relatores, ushtron ndikim të paligjshëm ndaj kolegëve të saj, me të vetmin qëllim dhe interes personal, atë të faktorizimit të grupimit politik ku bën pjesë edhe bashkëjetuesi i saj.
. Është shumë e qartë se veprimet abusive dhe në shkelje të Kushtetutës dhe ligjit, agravohen nga gjyqtare Xhaferllari, edhe për faktin se në rolin e gjyqtares ka marë pjesë në një vendimmarrje të Gjykatës Kushtetuese më datë 20.12.2023, ku është vendosur mospranimi i kërkesës së 1/5 e deputetëve të partrisë Demokratike lidhur me interpretimin e nenit 73/2 të Kushtetutës, ndërkohë qëbashkëjetuesi i znj. Xhaferllari, deputeti Alibeaj kishte deklaruar votën pro heqjes së imunitetit të deputetit Berisha dhe hapjen e rrugës për arrestimin e tij, e kallëzuara prej meje voton pro bashkëjetuesit dhe kundra 1/5 të deputetëve të Partisë Demokratike(për këtë mjafton të shihni Raportin Rekomandues të deputetit Alibeaj).
Siç edhe evidentohet nga provat që kam paraqitur përpara Jush (fotot), gjyqtare Xhaferllari, nuk mjaftohet me kaq, por pasi mer pjesë në çështje që nuk duhet të merte, aq më shumë relatore, në darkë shkon e feston me një grupim politik, pjesë e të cilit është bashkëjetuesi, njëkohësisht kërkues në disa çështje ku e kallëzuara ka votuar.
23.Në rastin konkret, vërtetohet cënimi i rregullave të parashikuara në aktet ligjore dhe nënligjore për sa i përket procedurave të ndjekura në lidhje me pjesëmarrjen e znj. Xhaferllari në çështje me kërkues bashkëjetuesin e saj ose kur bashkëjetuesi i saj kishte dhënë mendim dhe kishte votuar.
24. Po kështu, Neni 128 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, parashikon se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mban përgjegjësi disiplinore sipas ligjit dhe se procesi disiplinor ndaj gjyqtarit zhvillohet nga Gjykata Kushtetuese (sipas ligjit aktual nga KPA), e cila vendos për shkarkimin e tij kur: konstaton shkelje të rënda profesionale ose etike që diskreditojnë pozitën dhe figurën e gjyqtarit gjatë ushtrimit të mandatit.
25. Sipas nenit 3 të Ligjit nr.9367 datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike” i ndryshuar, konflikt i interesit është gjendja e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave privatë të një zyrtari, në të cilën ai ka interesa privatë, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që ndikojnë, mund të ndikojnë ose duket sikur ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të tij publike, që në rastin tonë është më prezent se kudo.
25.1. Ndërkohë që neni 7 i të njëjtit ligj parashikon se çdo zyrtar, në ushtrimin e kompetencave apo në kryerjen e detyrave të tij publike, në bazë të njohjes së tij dhe në mirëbesim, detyrohet që të bëjë vetëdeklarim paraprak, rast për rast, të ekzistencës së interesave të tij privatë, që mund të bëhen shkak për lindjen e një konflikti interesi, znj Xhaferllari jo vetëm nuk e ka bërë por ka guxuar të jetë edhe relatorë në çështjet me kërkues bashkëjetuesin e saj, kjo në shkelje të plotë të Kushtetutës dhe të ligjit.
25.2. Në këtë kuptim neni 8 i po këtij parashikon se është detyrë e çdo zyrtari tjetër që ka dijeni, në veçanti e eprorit të tij dhe është detyrë e çdo institucioni publik, që ka dijeni, që e cila nuk ka ndodhur ashtu si e ka parashikuar ligji pasi më së paku ka qënë detyrim i gjyqtarëve që kanë qënë në dijeni të këtij fakti e sidomos i Kryetares së Gjykatës Kushtetuese.
26. Për këtë qëllim, në kuptim të pikës c., dhe d., të nenit 8 të ligjit të sipërcituar, që më legjitimon në këtë kërkesë pasi është e drejtë e palëve të interesuara, që preken nga veprimet e zyrtarit si dhe e drejtë e çdo personi, i cili ka dijeni dhe që ka një interes në përgjithësi e që përputhet me qëllimin e këtij ligji, veprime të cilat dëmtojnë imazhin në publik të Gjykatës Kushtetuese.
27. Sepse vetë ligjvënësi në nenin 24 të këtij ligji ka zgjidhur problemin lidhur me rrethin e personave në konflikt interesi pasi, ne pikën 1 sanksionohet se kufizimi i interesave të personave të lidhur me zyrtarin Rrethi i personave të lidhur me zyrtarin, në zbatim të ndalimeve të përcaktuara në nenin 21 dhe në nenin 22 të këtij ligji, përbëhet nga bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja fëmijët në moshë madhore dhe prindërit e zyrtarit e të bashkëshortit/es dhe bashkëjetuesit/es, fakt dhe veprim i cili nuk ka ndodhur, duke bërë që rasti i znj. Xhaferllari të jetë rast i pastër i hetimit dhe ndëshkimit nga ana Juaj.
28. Edhe neni 36 i po të njëjtit ligj ka sanksionuar qartë se edhe kur një zyrtar zotëron interesa privatë brenda kufijve të lejuar të seksionit 2 të këtij kreu, apo i sjell ata brenda kufijve të lejuar sipas përcaktimeve të pikës 3 të nenit 38 të këtij ligji. ai nuk është i çliruar nga detyrimet. kufizimet ose ndalimet e tjera të këtij kreu si dhe nuk është i çliruar apriori nga rreziku i rënies në konflikt rast për rast ose të vazhdueshëm të interesit, i cili duhej të ishte marë në konsideratë nga ana e znj. Xhaferllari.
29. Jo më kot ligjvënësi, për të parandaluar jo vetëm konfliktin e interesit por edhe pasojat e tij në të ardhmen, në nenin 37 sanksionon se zyrtari, në ushtrimin e funksioneve të tij, paraprakisht, sipas rrethanës, nevojës, në mënyrë të shkallëzuar ose në proporcion me rëndësinë e situatës, mënjanon dhe zgjidh vetë çdo situatë të konfliktit të interesit, të çdo forme qoftë ajo, duke përdorur, sipas rastit dhe përshtatshmërisë, duke u vetëpërjashtuar paraprakisht nga procesi konkret i vendimmarrjes, gjë e cila duhet ishte kusht i panegociueshëm nga znj. Xhaferllari.
30. Po kështu, po ky nen në pikën 4 gërma ë parashikon seanullimi ose revokimi i aktit mund të bëhet edhe kur gjykohet se akti është marrë në kushtet e konfliktit në dukje të interesit, i cili mund të shfaqet rast për rast ose në mënyrë të vazhdueshme, e cila nga znj. Xhaferllari është shfaqur në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjin në mënyrë të vazhdueshme.
IV. Përfundime:
Referuar dispozitave të mësipërme, porse dhe fakteve të pamohueshme që evidentohen lehtësisht nga faktet dhe provat që paraqes para Jush, nga ana e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese, Marsida Xhaferllari lindin dyshime të arsyeshme dhe të bazuara se Ju duhet të pranoni kërkesën time dhe përjashtimin e saj nga çështja datë 18.01.2024 ora 10.00 pasi:
1) Janë shmangur/shkelur në mënyrë të pakontestueshme rregullat procedurale të parashikuara nga ligji, për heqjen dorë nga çështjet ku kërkues ka qënë bashkëjetuesi i saj.
2) Janë shmangur/shkelur në mënyrë të pakontestueshme rregullat procedurale të parashikuara nga ligji, për marrjen pjesë në një çështje bashkëjetuesi i saj ka shprehur mendim dhe ka votuar.
3) Janë shmangur/shkelur në mënyrë të pakontestueshme rregullat procedurale të parashikuara nga ligji, për heqjen dorë nga çështjet ku kërkues ka qënë bashkëjetuesi i saj por është shkelur më rëndë duke qënë relatorë e çështjes.
4) Janë shkelur në mënyrë të pakontestueshme rregullat procedurale të parashikuara nga ligji, duke marë pjesë në festime të një grupimi politik ku bën pjesë bashkëjetuesi i saj.
5) Ka ulur ndjeshëm besimin e publikut ndaj Gjykatës Kushtetuese.
6) Ka ulur ndjeshëm besimin e publikut ndaj Sistemit të Drejtësisë.
Sa më sipër, në referim të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit nr. 8577 datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, i ndryshuar, si dhe Ligjit nr.9367 datë 07.04.2005 “Për Parandalimin e Konfliktit të Interesave në Ushtrimin e Funksioneve Publike” i ndryshuar,
KËRKOJ:
Përjashtimin e gjyqtares së Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, znj. Marsida Xhaferllari, nga çështja datë 18.01.2024 ora 10.00, kërkuar nga 30 deputetë të Partisë Demokratike, për shkak të konfliktit të interesit që ka kjo gjyqtare me grupin e deputetëve të Partisë Demokratike, drejtuar nga z. Gazment Bardhi, me cilësinë e kërkuesve në këtë çështje.
KËRKUESE
Av. Adriana Kalaja