Kultura e papërgjegjshmërisë!

Iva V.GRILLO
Është bërë e udhës tashmë që kushdo që ikën apo flaket nga një pozicion shtetëror, nuk largohet dot pa bërë një hartim, bejte apo fjalim vetëlavdërues për “mrekullitë” që kanë ndodhur nën drejtimin e vet…
Se ne çfarë gjendje është kultura, trashëgimia kulturore e arti ne Shqipëri, mjafton të duash të shkosh të shohësh një teatër në Tiranë e t’a gjesh veten tek futesh mes pallatesh për të perfunduar në disa s(t)alla tip kinemash…struktura betoni e çeliku, të quajtura turbina e furrnalta…diçka e tillë…aty jep shfaqje Teatri Kombëtar…godinën e të cilit e shembi qeveria me një urgjencë talibaneske.
Nuk di për çfarë suksesi flet ish-ministresha, por besoj se çdo individ e profesionist me pak respekt për veten dhe kulturën do ti vinte shumë…shumë turp të kishte rekordin e mëposhtëm gjatë mbajtjes së detyrës:
❌️ Një Teatër Kombëtar të shembur në mënyrë barbare në mes të natës për më tepër duke rrezikuar jetën e aktorëve e qytetarëve të ngujuar brenda…
 Trashëgimi kulturore të përçudnuar për llogari të biznesit e korrupsionit duke filluar nga Kulla e Sahatit, Durrësi, dhënia me koncesion e Butrintit, etj
 Dreqosja përfundimtare e Piramidës si objekt kujtese dhe reflektimi kolektiv mbi të shkuarën e hidhur të shoqërisë shqiptare
❌️ Tkurrja dhe frikësimi i komunitetit artistik, duke ushqyer klientelizmin dhe përdorimin e kulturës si një mjet i një propagande bajate…etj…etj…
Do mjaftonte vetëm njëra nga këto që zonja të kishte menduar dhe dhënë dorëheqjen jo një, por disa herë…e jo ta bënte gjumin top, siç tha në një intervistë që dha për gazetaren e nderuar të kulturës, Elsa Demo, kur kjo e fundit e pyeti për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Në qoftë se ka ndonjë rezultat të dukshëm “kulturor” në këtë dekadën e fundit, ai është kthimi në normë i kulturës së papërgjegjshmërisë: ministritë, drejtoritë, bordet e shumica e zyrave të shtetit janë mbushur me buratina e marioneta të shefit të tyre, të cilët jo vetëm nuk mbajnë pikën e përgjegjësisë për llojin e dëmit që lënë pas…në kulturë, ekonomi, shëndetësi, arsim e kudo, por përkundrazi: shesin si sukses edhe dështime e krime të cilat do t’ia kishin ulur kokën me turp çdo funksionari edhe në republikat e bananeve.

About Redaksia

Check Also

Gjunjëzimi nuk është strategji! Rama, Meloni dhe degradimi i përfaqësimit diplomatik!

Nga Alba KEPI Zerbinizmo ramist! Gjunjëzimi nuk është strategji: Rama, Meloni dhe degradimi i përfaqësimit …