Qëndrestarët e “Rruga e Shpresës’ të cilët kanë ditë që po protestojnë kundër arrestimit të liderit demokrat Sali Berisha, janë nga qytete të ndryshme. Një nga ata është dhe pedagogja nga Vlora Alta Azizi Haluci e cil ka ardhur për të mbështetur Doktori sicc thotë ajo.
“Të dashur miq demokratë, qëndrestarë të Rrugës së Lirisë. Unë jam Alta Azizi Haluci, jam pedagoge në fakultetin e Shkencave Humane në universitetin e Vlorës.
I nderuar lideri i kombit shqiptar profesor, Doktor Sali Berisha. Pas një burri të madh të gjithë e dimë që pa diskutim qëndron një grua e madhe dhe është zonja Liri Berisha, të përshëndesim e nderuar Zonjë.
Ju jeni simbol i familjes së përkushtruar, i mamasë së përkushtruar, i nënës së përkushtrua dhe i bashkëshortes së përkushtruar. Jam këtu si një pedagoge e cila me dhimbje e trishtuar shikon auditorët e boshatisur.
Jam këtu si nënë e tre çunave që me dhimbje luftoj t’i mbaj këtu dhe shikoj paradoksin e madh që nënat gëzojnë kur ju ikin fëmijët e tyre dhe hidhërohen dhe qajnë pa fund për largësinë dhe malline tyre.
Jam këtu dhe si kryetare e Lidhjes Demokratike e Gruas në Vlorë dhe në emër të të gjithave grave vlonjate një urim i jashtëzakonshëm ata janë me zemër dhe me shpirt këtu tek Doktori dhe tek te ju të nderuar qëndrestarë.
Ne ja kemi dhënë votën Doktorit më 11 dhjetor dhe mbështetja jonë për të është e padiskutuar.
Ne kemi ardhur këtu të godasim këtë sistem i cili po krijon antipode të jashtëzakonshme. Ne jemi këtu për të thënë që jemi pas atij që ka bërë vepra të mëdha dhe të dukshme siç janë veprat që ka bërë Partia Demokratike me në krye Doktor Sali Berishën dhe jo shpopullimin e dhimbshëm që po jetojmë pa fund sot”, tha ajo.