Përplasja/ Bardhi: Basha një zagar që ka shitur tek Rama interesat e demokratëve

Me debate u shoqërua mbledhja e sotme e Komisionit të Medias, ku deputetë të opozitës bllokuan punimet. Ishte Gazment Bardhi dhe deputeti Flamur Noka që debatuan ashpër me përfaqësuesit e maxhorancës, por dhe me kryetaren e Komisionit, Flutura Açkën.

Ndërkohë, gjatë debatit, Bardhi ka replikuar dhe me kolegen e tij demokrate, Merita Bakiun, ndërsa e ka akuzuar se i shkon nga pas Bashës, një person që ka shitur sipas tij interesat e demokratëve.

Debati
Bardhi: 
O Merita ka mundësi ti…

Bakiu: Nuk i shërbej Edi Ramës unë, turp t’ju vijë!

Bardhi: Ngri zërin për Komisionet Hetimore, boll. Pazaret i ka ndarë kush i ka ndarë. I ndan ai që i shkon ti prapa.

Bakiu: Nuk i shkon njeri prapa…

Noka: Jeni me Edi Ramën.

Bakiu: Me Edi Ramën jeni ju.

Bardhi: Pazaret i ka bërë ai shefi jot, ti rri se nuk ka njeri gjë me ty. Nuk po të ofendon askush. O Merita, do pushosh tani apo jo. Lulzim Basha është një shërbëtor i regjimit dhe një zagar që ka shitur interesat e demokratëve. Të të vijë turp që i shkon nga prapa.

Bakiu: Unë jam me PD.

Bardhi: Nuk kemi gjë me ty, je demokrate se je me PD. Ulu se nuk ka gjë njëri me ty.

About Redaksia

Check Also

Si deputetët e “Vetëvendosjes” injoruan fjalimin e Ramës në Parlamentin e Kosovës

Kryeministri Edi Rama shfrytëzoi fjalën e tij në Kuvendin e Kosovës ku po mbahet një …