Vokshi reagon ndaj deputeteve të Bashës: S’duhet të keqpërdorin mandatin për interesa të Ramës

Albana Vokshi ka reaguar pas tensioneve në komisionin e medias, ku ligjvënësit demokratë Flamur Noka dhe Gazment Bardhi u përplasën me deputetet që mbështesin Bashën, Flutura Açka dhe Merita Bakiu.

Vokshi shprehet se deputeti nuk duhet të keqpërdorë mandatin për interesa te marrëveshjeve të okulte për hesap të Edi Ramës.

“Deputet nuk je prej gjinisë, por sepse përfaqëson votat e qytetarëve që kanë votuar Partinë Politike ku aderon/aderoje.  Deputeti, ditën e parë betohet mbi Kushtetutë për të mbrojtuar në parlament interesat e qytetarëve që kanë besuar e votuar programin e Partisë. Në asnjë rast Deputeti nuk duhet të keqpërdorë mandatin për interesa te marrëveshjeve të okulte për hesap të Edi Ramës, që bijen ndesh me interesat e demokrateve apo votuesve të PD. Çdo deputet (grua/burrë) që keqpërdor mandatin për interesa të ciftit Rama – Basha, duhet refuzuar në të njëjtën mënyrë sic refuzohet Edi Rama”, shkruan deputetja në një postim në rrjetet sociale.

“Boll me deklaratat gjoja për dhunë ndaj grave, kur një popull i tërë po dhunohet çdo ditë nga nxitësi kryesor i dhunës Edi Rama”, shton ajo.

About Redaksia

Check Also

Asnjë pjesmarrje/ Familja e heroit Adem Jashari bojkotoi protestën e Ramës për Thaçin në Tiranë

Gani GECI Sikur sot, në ballë të protestës në Tiranë, të printe Rifat Jashari, sigurisht …