Komiteti gjyqësor në OKB reagon ndaj SPAK: Ndaloni çdo veprim ndaj gazetarit Qyno!

Rasti i paprecedentë i ndodhur në Shqipëri me gazetarin e kronikës, Elton Qyno, të cilit prokuroria e posaçme SPAK i bëri kontroll fizik, kontroll banese, kontroll makine dhe kontrollin e ambientit të zyrës, duke i sekuestruar çdo të dhënë elektronike dhe dokumente puna, është marrë në shqyrtim nga Gjykata (Komiteti) i të Drejtave të Njeriut që vepron pranë Selisë së Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës.

Ky komunitet gjyqtarësh që veprojnë në OKB, ndërmori një masë pezulluese duke detyruar prokurorinë e Posaçme SPAK të përmbahet dhe ndalojë kryerjen e çdo veprimi apo inspektimi, shpërndarje ose përpunimi gjyqësor të mëtejshëm të materialit të sekuestruar ndaj gazetarit Elton Qyno.

Komuniteti i gjyqtarëve, shprehet se ndërkohë çështja e rastit Qyno është regjistruar pranë gjykatës së OKB-së dhe aktualisht është në shqyrtim nga ana e komitetit.

Vendimi i komunitetit është marrë ditën e djeshme në 17 janar 2024 në Gjenevë të Zvicrës, ndërsa vendimi për pezullimin e çdo veprimi nga SPAK mbi pajisjet e gazetarit Qyno, u është shpërndarë palëve nga Ibrahim Salama, i cili është Shefi i Degës së Traktateve të Drejtave të Njeriut, pranë këtij Komiteti në selinë e OKB-së.

Përmes këtij vendimi të marrë nga gjykata më prestigjioze e Kombeve të Bashkuara në Gjenevë, SPAK detyrohet të mos prekë dhe të mos hapë apo qoftë dhe të ekspertojë pajisjet e punës, familjare dhe dokumentet e sekuestruara tek banesa, makina dhe të vendi i punës i gazetarit Elton Qyno.

Kjo është një masë e qartë parandaluese që frenon prokurorët e SPAK të hapin pajisjet dhe kontrollojnë çdo material të sekuestruar tek gazetari. Madje edhe për materialet që ka mundur ti aksesojë SPAK, komiteti i gjyqtarëve shprehet se prokuroria nuk mund ti përdorë vetë dhe as t’i shpërndajë apo ti bëjë pjesë e ndonjë përpunimi gjyqësor.

Njëherësh vendimi i Komitetit të të Drejtave të Njeriut pranë selisë së OKB-së, qartëson se rastin Qyno do e ndjekë në vijim duke lënë afate konkrete ndaj Shtetin Shqiptar, për të dhënë prapësime ndaj këtij rasti të paprecedentë të ndodhur me gazetarin, Elton Qyno.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …