Taksa e qarkullimit/ Teliti: Ku shkuan 1.3 miliardë euro?

Nga Dorian TELITI

2013: Për çdo litër karburant që blinim, secili prej nesh paguante 7 lekë/litër taksë qarkullimi.

2014-2024: nga 2014 taksa e qarkullimit 4-fishohet dhe prej 11 vitesh paguajmë 27 lekë/litër plus TVSH-në.

Rezultati: në 11 vite nga xhepat e çdo shqiptari, qoftë familjar e qoftë sipërmarrës, qeveria ka arkëtuar në total 1.3 miliardë euro taksë shtesë vetëm si efekt i rritjes së kësaj takse.

Çfarë u bë me këto para? Ku shkuan 1.3 miliardë euro?

Sa rrugë u ndërtuan? Pse pas 11 vitesh llogariten vetëm disa dhjetëra km rrugë të reja të shtruara? Pse nuk u mbyllen ato akset e nisura që gjatë qeverisjes së PD-së?

Sa spitale u ndërtuan? Apo ç’i duam spitalet e reja kur kemi check-up apo sterilizimin?

Sa shkolla të reja u ndërtuan për fëmijët e shqiptarëve? A u zhduken turnet nëpër shkollat publike?

Çdo qeveri do taksojë, e majtë apo e djathtë qofte ajo, ama taksimi duhet të jetë i drejtë dhe i ndershëm, por mbi të gjitha nese qeveria ndërmerr nje taksim të gabuar (siç ishte 4-fishimi i taksës së qarkullimit), të paktën ta dedikojë të ardhurat e ketij taksimi që të mbështesë ekonominë e vendit dhe rritjen e mirëqenies së shqiptarëve, e jo të humbasë në humnerën e pagesave për shpenzime luksi, PPP apo tenderime multi-milioneshe, pa garë.

ULNI TAKSAT E KTHEJANI LEKET SHQIPTAREVE!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Shqipëria u bë kopshti i Xhorxh Sorosit me Edi Ramën!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në takimin madhështor me shqiptarët …