Nga Petrit VASILI
Edi Rama ka frike patologjike nga zgjedhjet e lira dhe te barabarta dhe vetem ha dhe shqyen vota te blera e te manipuluara.
Te gjithe e kujtojne si asgjesoi zgjedhjet ne partine e tij kur pengoi dhunshem Blushin per te konkuruar per kryetar partie.
Te gjithe e kujtojne shume mire se Partia Demokratike dhe Berisha ne pushtet, pranuan propozimin e Edi Rames ne opozite, per ligjin spanjoll te zgjedhjeve, ligj qe eshte ne fuqi edhe sot e kesaj dite per 16 vjet rresht.
Te gjithe e kujtojne se si Edi Rama shkaterroi marreveshjen konsensuale te 5 qershorit te vitit 2020 dhe arriti sa ndrushoi edhe Kushtetuten per te marre ne tavoline avantazhe te padrejta dhe te pista per vete.
Kjo marreveshje, qe u pershendet nga i gjithe faktori nderkombetar qe nga Departamenti i Shtetit, BE etj u asistua nga ambasadoret e SHBA, BE dhe Anglise ne Tirane dhe u draftua ne seline e Ambasadores Amerikane ne Shqiperi.
Te gjithe e dine se qe nga viti 2017 kur Edi Rama ka marre i vetem pushtetin zgjedhjet e organizuara nga qeveria e tij moniste kane qene njera me zi se tjetra dhe Raportet e ODIHR kane qene me te rendat e pluralizmit shqiptar.
Te gjithe e dine qe shitblerja e votave ne Parlament ka pasur autor vetem Edi Ramen i cili edhe Reformen ne Drejtesi kerkonte ta bente duke blere vota.
Te gjithe e dine qe shitblerja e votes u kthye ne sistem nga Edi Rama ne gjithe teritorin e vendit duke shkaterruar i stitucionin e votes se lire.
Te gjithe e mbajne mend qe Edi Rama nuk hynte ne zgjedhje per nje certifikate lindjeje ndersa sot eshte simboli i manipulimit mafioz te zgjedhjeve.
Te gjithe e mbajne mend, qe pa asnje fakt zaptoi bulevardin me cadra me ulerimen : “hap kutite ose largohu”, sepse humbi zgjedhjet e vitit 2009.
Ndersa sot eshte versulur permes shitblerjes qe te rrembeje Komisionin e Reformes Zgjedhore.
Gjithshka ka vetem nje arsye dhe nje hall: tmerrin e Edi Rames nga zgjedhjet e lira, pa presion e pa shitblerje votash.