Reforma Zgjedhore/ Mediu thirrje deputetëve të Lulit: Mos u bëni palë me Ramën!

Kryetari i PR, deputeti Fatmir Mediu, nga kryesia e Kuvendit i ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të mos bëhen palë me kryeministrin Edi Rama për miratimin e Reformës Zgjedhore.

“Rama s’ka 84 vota në Parlament, ndaj i bëj thirrje deputetëve të opozitës që të mos bëhen palë. Duhet t’ju përmend një fakt tjetër, ka qenë një kohë kur PS ka pasur 84 vota, por u ra dakord që nuk do përdoret në mënyrë të njëanshme.

Ky komision jo vetëm që është bipartizan, por ka propacinoalitet që bazohet te pesha politika. Kur PL në atë kishte 19 deputetë ka pasur vetëm 2 përfaqësueses. Dua të theksoj se konsensusi i parë është brenda opozitës”, u shpreh Mediu.

Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore u bllokua nga deputetët e opozitës.

About Redaksia

Check Also

Drejton aksionin e IKMT në Theth, gazetari: Fatmir Metaj, i përfshirë në vrasjen e Azem Hajdarit

Gazetari Basir Çollaku ka deklaruar se Fatmir Metaj, i cili po drejton aksionin e IKMT-së …