Denisa Vata: PD kallëzim penal kundër kryebashkiakut të Matit për shpërdorim detyre, SPAK nuk po reagon!

DEKLARATË PËR MEDIA KRYETARJA E PD PËR DEGËN MAT, DENISA VATA

Në datën 21 nëntor 2023, Partia Demokratike depozitoi pranë SPAK kallëzimin penal kundër kryetarit të Bashkisë Mat, Agron Malaj,

z. Fatos Malaj, vëllai i kryetarit të bashkisë Mat Agron Malaj, zyrtarëve të procedurave të prokurimit pranë bashkisë Mat, si dhe çdo person tjetër që nga hetimi do të rezultojë me përgjegjësi penale me objekt: “Kallëzim i veprave penale të shpërdorimit të detyrës, shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike, fshehje të të ardhurave, pastrim i produkteve të veprave penale ose veprimtarisë kriminale.

Deri tani nuk kemi asnjë informacion ndaj këtij kallzimi penal.

Inkurajojmë strukturat e SPAK të vijojnë punën e hetimin dhe nxjerrjen e përgjegjësve dhe dënimin e tyre.

Partia Demokratike qendron në këmbë dhe vijon me denoncimet ndaj zyrtarëve shtetërore të cilët abuzojnë me detyrën dhe fondet publike, por njëkohësisht kërkon bashkëpunimin me organet e drejtësisë për t’u ngritur në lartësinë e detyrës së saj në mbrojten e interesit kombëtar dhe luftën kundër korrupsionit i clili fatkeqsisht është ulur duarkryq në Shqipëri dhe deri i pacënuar.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ 1 milion euro tender për të “mbushur me krimba” Morgun e Tiranës!

Nga Boldnews.al Gjatë mesit të të qershorit 2025, emisioni “Fiks Fare” në Top Channel, si …