Vendi paralizohet nga dëbora, rrugë të bllokuara dhe ndërprerje energjie

Si pasojë e motit të keq shumë qarqe në vend janë mbuluar nga dëbora gjë e cila ka sjell dhe vështërsi në komunikim për shumë banorë.

Kështu si pasojë e reshjeve të të dendura të dëborës, bypass-i i Qafë Murrizës në rrugën e Arbrit, është bllokuar.

Policia njofton se po punohet për hapjen e aksit dhe se lëvizja nga Peshkopia drejt Tiranës do të kryhet nga aksi i vjetër.

Efektivët e uniformave blu thonë se në akset Peshkopi-Maqellarë-Bulqizë dhe Peshkopi-Kala e Dodës-Kukës qarkullimi i makinave bëhet me zinxhirë.

Moti i keq ka sjell dhe vështërsi për banorët e qytetit verilindor Kukës.

Rrjeti i amortizuar elektri i qarkut të Kukësit nuk e ka përballuar dot stuhinë e dëborës.

Për pasojë, 80% e zonave të banuara të kësaj bashkie, kanë mbetur pa energji elektrike që nga nata e së premtes.

Edhe qarki i Elbasanit është mbuluar nga reshjet e dëborës.

Dëbora ka mbuluar dhe aksin rrugor nacional Librazhd-Stebleve por rruga është e kalueshme pa probleme.

Prurjet e lumenjve e përrenjëve nuk paraqesin probleme, gjithashtu dhe furnizimi me energji elektrike

Reshje dëbore kanë përfshirë dhe Dibrën, që nga ora 4 e mëngjesit.

Trashësia e borës në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës arrin 10 cm. Në zonat malore trashësia është më e madhe, varion nga 15-20 cm.

Rruga Peshkopi – Tiranë është e kalueshme pasi mjetet borëpastruese kanë kaluar dhe e kanë hapur.

Qarku tjetër i përfshira nga reshjet e dëborës është dhe Shkodra duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Policia bën me dije se si pasojë, aksi rrugor Bogë-Qafë Thore, është bllokuar. Borëpastrueset po punojnë për hapjen e këtij aksit.

Reshjet e dendura të borës, bllokohet rruga në Qafë Murrizë

Aksi rrugor Kir-Mali i Shoshit i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Pukë – Fushë Arrëz i kalueshëm me zinxhirë.

Aksi rrugor Fushë Arrëz- Iballë është i bllokuar.

Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë- lëvizja e mjeteve kryhet me zinxhirë.

About Redaksia

Check Also

Kosova bllokon 26 tonë mish të shkrirë nga Brazili në Portin e Durrësit, Shqipëria asnjë kilogram

Sot inspektorati veterinarë i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, gjatë kontrollit inspektues në piken kufitare …