Berisha: PengBasha punon për mandatin e Edi Ramës dhe qeverisjes me të!

Kreu i PD, Sali Berisha akuzoi Lulzim Bashën se punon për mandatin e Edi Ramës dhe kërkon qeverisje me të. Berisha theksoi se kjo betejë e nisur nga demokratët duke protestuar prej 22 ditësh rresht poshtë banesës së tij, është beteja vendimtare për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi i narkokracisë.

“Edi Rama vazhdon përpjekjet e tij prej përbindëshi kundër demokracisë në agoni.

Sot ai për reformën më të rëndësishme zgjedhor po shërbehet me veglën e tij, pengun e tij  në mënyrë që të bëjë gjithçka për të rrëmbyer mandatin e zgjedhjeve të ardhshme.

Për çdo shqiptar sot është e qartë se cili është pozicioni i pengBashës. Më i turpshmi në historinë 32 vjeçar të pluralizmit.

Me 10 vota beson se mashtron shqiptarët se po punon për ata, në një kohë kur ai po punon vetëm për mandatin e Edi Ramës dhe qeverisjes me të.

Në këto kushte, beteja jonë merr edhe një rëndësi më të madhe, më të jashtëzakonshme. Por unë sot jam këtu për tu bërë thirrje çdo demokrati dhe demokrateje, të bashkohet me ju në këtë betejë, në këtë moment vendimtar për fatin e Shqipërisë.

Kjo është kohë kthese.

Ju jeni sot pishtarët e vërtetë të demokracisë.

Ju jeni qytetarët e guximshëm, njerëzit e sakrificës që mblidheni këtu çdo natë për të mbrojtur një kauzë të vërtetë.

Ju keni shndërruar platformën e rrugës së shpresës në platformën më të fuqishme të mbrojtjes së demokracisë.

Në platformën më të fuqishme të denoncimit të narkokracisë.

Në platformën më të fuqishme të denoncimit të korrupsionit.

Të denoncimit të organizatës kriminale me në krye Edi Ramën.

Të dashur miq!

Nuk është betejë e lehtë, sepse frika që mbjellë diktatura e drogës dhe krimit është e pranishme kudo.

Ju garantoj ju se zgjidhmi i luanit të fjetur nga ju, do të shkrijë me shpejtësi të madhe frikën dhe do të ngrejë në këmbë qytetarët.

Kjo betejë është vendimtare për të shpëtuar Shqipërinë nga katastrofa në të cilën e ka zhytur regjimi i Edi Ramës.

Kjo betejë është vendimtare për të rikthyer dinjitetin e munguar qytetarëve shqiptarë.

Është vendimtare për të rikthyer votën e lirë shqiptarëve”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Garantoj çdo prind se do të paguhet për çdo fëmijë në mënyrë që të mos u mungojë më asnjë vakt

Lideri i opozitës, Sali Berisha ka premtuar se me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, …