Si u ndalua një i ri në mënyrë terrorizuese dhe u fut në “Gazin” e Sigurimit të modernizuar

Nga Alba KEPI

Telefonin nëna do ia ketë blerë me shumë halle e sakrifica që Danieli i saj dhe pse i papunë të ishte si moshatarët e ta telefonte pas cdo proteste e manifestimi ku Daniel nuk mungon për të shprehur revoltën ndaj padrejtësive, fukarallikut, krimit, pa ardhmshmërisë që të rinj si ai i vuajnë cdo ditë në këtë Shqipëri ku burgosja politike po përdoret si armë mbrojtëse për pushtetin socialist.

Para ’90, sistemi diktatorial me veglat e tij Sigurimin e shtetit, Fronti i lagjes, Sekretari i Partise, 80 lekshat, fuksat e kompani, spiunonin, ndalonin, arrestonin, burgosnin persekutonin dhe ekzekutonin cdo person, djalë, vajzë, profesionist, intelektual, artist, elitarë o shqiptar të thjeshtë që shprehte një mendim ndryshe ose më saktë një të vërtetë që rrëfente një realitet ndryshe nga ajo c’ka propagandonin parrullat e PKSH, Kongreset e byrosë, e organizmi zyrtar mediatik Zëri i Popullit.

E njëjta gjë ndodhi sot më 21 janar 2024 me të riun Daniel K, të cilin jo vetëm e ndaluan në mënyrë terrorizuese, por në shkelje me cdo të drejtë të njeriut i sekuestrojnë telefonin dhe e bllokojnë fizikisht për ta orientuar drejt automjetit “Gaz” të sigurimit të moderenizuar.

Persona të veshur civilë, pa uniformë policie, ndalojnë një të ri se shprehu mendimin e tij në një manifestim publik.

Daniel as dhunojë, as vuri në rrezik rendin e sigurinë publike e as shqetësojë kërkënd, vec oborrin e obirrtarët e gardianët socialist që nuk pranojnë opinione të lira e ndryshe nga propaganda e tyre.

E pa pranueshme që punonjës të sigurimit veshur civilë të sekuestrojnë sende personale pa motive të dokumentuara, e të ndalojnë duke i kërkuar shoqërimin në polici të rinjve që protestojnë në një tubim të hapur publik, qoftë civil apo publik, e ku shpreh mendimin e tij të lirë.

Danielin e gjen cdo në cdo protestë e tubim e qëndron krah shumë shqiptarëve të lirë që mbështesin kauzat e tyre politike.

Gjithmonë dinjitoz e i ndërgjegjshëm për thirrjet e tij.

Kur je pranë kupton se ka të rinj në këtë Shqipëri të hutuar nga korrupsioni, pabesia, krimi e spiunlliku, që besojnë e u qëndrojnë besnikë idealeve tek të cilat shpresojnë për të ardhmen e tyre,.

Daniel është djali i një nëne si unë e mendoj se sa do jetë trembur, e preokupuar kur ka parë pamjet shkuese të djalit të tij rrethuar nga uniforma të zeza pa identitet që i sekuestrojnë teleofonin që ia ka blerë me shumë halle e që e mbërthejnë nga krahët për ta cuar në polici.

Cfarë ndodhi sot është një sinjal i fortë se si po e cojnë Shqipërinë drejt humnerës së Diktaturës së modernizuar socialist-komuniste.

Danielin e takon në cdo protestë civile, do merrni nga ai shumë energji e do kuptoni se ka të rinj që nuk tremben nga dhunimi psikologjik politik ramist.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …