Berisha: Ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë si betejën e integrimit, si betejën e të ardhmes tonë

Kryetari i PD, Sali Berisha ftoi qytetarët të vazhdojmë këtë betejë si betejën e integrimit të Shqipërisë, si betejën e të ardhmes tonë.
“Edi Rama do e mbyllte fjalën e tij të turpit me kritika ndaj BE, sepse sipas tij, një injorant absolut, Greqia merrka 400 mijë për qytetar kundrejt 130 euro që marrin vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, çdo grek u kushton taksapaguesve gjermanë, francezë, holandezë 400 mijë euro në vit. Historia e një injoranti që nuk ka fund, që nuk di se çfarë flet, që nuk ka idenë e financave as të BE, as të Greqisë, por vetëm të interesave të tij mafioze.
E vërteta është se, integrimi europian për shqiptarët do mbetet për sa kohë Edi Rama të jetë në pushtet, do mbetet një horizont i pakapshëm. Sepse ai është armik kryesor i votës së lirë, armik kryesor i drejtësisë së pavarur, armik kryesor i pluralizmit politik dhe opozitës.
Pa këto parime nuk çelen kurrë dyert e Brukselit as për Shqipërinë dhe as për ndonjë vend tjetër.
Ndaj dhe ju ftoj miq, të vazhdojmë këtë betejë si betejën e shpresës, si betejën e fitores, si betejën e Shqipërisë evropiane, si betejën e integrimit të Shqipërisë, si betejën e të ardhmes tonë.
Rrofshi ju, rroftë PD, opozita shqiptare!
Fitore, fitore, fitore!”, përfundoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Rama shkon me helikopter “Cougar” në Vlorë

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sërish një vizitë në qytetin e Vlorës këtë të mërkurë, …