Rasti i Danielit dhe problemi i fjalës së lirë!

Luçiano BOÇI

Fjala e lirë si e vërtetë dhe e thënë fort është thelbi i demokracisë.

Dhe Danieli dje këtë bëri.

Si qytetar i lirë i një vendi anëtar të NATO-s, në mes të ditës, ia përplasi në surrat të vërtetën “krokodilave” politikë ritualistë të 21 Janarit, të cilët bëjnë sikur i dhimbsen jetët e humbura që i përdorën për të ngritur mgrehinën e pushtetit të tyre.

Danieli thjesht ulëriti të vërtetën dhe i tregoi me gisht si vrasës me porosi, autorët e vërtetë të 21 Janarit.

Por “kapuçonët” e zinj të regjimit e arrestuan!

E arrestuan pse?!!!

Pse dëshmoi të vërtetën!?

Pse dëshmoi lirinë e tij!?

Pse dëshmoi fjalën e lirë!?

Dhe kjo është revoltuese.

Por më revoltuese është ajo që ka pushtuar qelizat e institucioneve, mediave e organizatave të shoqërisë civile, të cilat para dy ditësh “bën gurgulenë” për gjoja-dhunimin me fjalë të drejtueses së Komisionit të Edukimit, e cila donte të sfidonte hapur demokratët.

Pushteti u angazhua me kuç e me maç të demaskonte “dhunën”.

Nuk ngeli zë i pazëshëm dhe i papërfillshëm mediatik e jo mediatik pa ulëritur.

Po dje pse heshtën?

Pse heshtën për dhunën e “xhupave të zinj” ndaj një të riu të pambrojtur?!

Pse nuk u revoltuan për studentin që tha të vërtetën?!

Pse nuk shkruan ato çarçafët e gjatë të indinjatës ndaj shkeljeve të drejtave të njeriut?!

Pse nuk u sulën kundër pushtetit për hir të fjalës së lirë?!

Ku janë ato mediat që bënë namin për dhunën ne Kuvend?!

Ku janë strukur ato shoqatat e të drejtave të njeriut që deri dje bënë u çorrën kundër deputetëve të PD?!

Skandal e turp bashkë pë këto lepeqepistë të pushtetit që duan t’i bëjnë funeralin të vërtetës dhe fjalës së lirë!

About Redaksia

Check Also

Duhet një përmbysje

Nga Redin HAFIZI Nuk jam anëtar i ndonjë partie, por sot mbështes demokratët antikomunistë të …