Rezoluta e Parlamentit Europian skaner asgjësues për talebanizmin politik të Ramës!

Nga Petrit VASILI
Parlamenti Evropian miraton projekt-rezolutën për Shqipërinë, evidentohen kryesisht këto çështje kryesore:
📌Bëhet thirrje për përfshirje të fortë të Parlamentit për të nxitur angazhimin e opozitës.
📌Theksohet funksioni jetik i kontrollit dhe balancimit të Parlamentit, duke theksuar nevojën për komisione hetimore.
📌Evidentohet se Ligji i ri për komisionet hetimore parlamentare u miratua pa konsensus.
📌Kërkon përdorimin e mjeteve të ndryshme të mbikëqyrjes duke përfshirë komisionet hetimore, për të forcuar llogaridhënien dhe qeverisjen demokratike në Shqipëri.
📌Shpreh keqardhjen që pavarësisht krijimit të komitetit ad hoc për reformën zgjedhore në shkurt 2022, nuk është bërë asnjë përparim as në miratimin e ndonjë teksti dhe as në adresimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR dhe Komisionit të Venecias.
📌Thekson rëndësinë kryesore të përfshirjes së të gjithë zërave nga opozita në procesin e reformës zgjedhore për të siguruar një qasje të vërtetë përfaqësuese dhe gjithëpërfshirëse.
📌Bën thirrje për një dialog politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës nga të gjitha palët në adresimin e plotë të kësaj çështjeje përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme, për të forcuar kulturën parlamentare demokratike të Shqipërisë dhe për të mundësuar një proces të qetë zgjedhor.
📌Bën thirrje për shmangien e ndërhyrjeve politike në sistemin e drejtësisë, dhe të eleminohet korporatizmi.
📌Bën thirrje që të sigurohet që procedurat dhe vendimet gjyqësore të mbahen sipas standardeve të qëndrueshme, pa standarde të dyfishta.
📌Theksojmë nevojën për miratimin e menjëhershëm të ndryshimeve të nevojshme në ligjet e reformës në drejtësi. Këto reforma janë thelbësore për një gjyqësor të pavarur që u përmbahet praktikave më të mira ndërkombëtare, duke garantuar drejtësi, paanshmëri dhe efikasitet.
📌Në kuadër të Procesit të Berlinit, thekson rëndësinë e zbatimit të reformave të nevojshme për përthithjen efektive të fondeve, duke përforcuar kështu rrugën e Shqipërisë drejt integrimit europian.
📌Shpreh shqetësimin se korrupsioni është i përhapur në shumë fusha të jetës publike dhe të biznesit dhe masat parandaluese vazhdojnë të kenë një ndikim të kufizuar.
📌U kërkon institucioneve shqiptare të intensifikojnë përpjekjet për të luftuar korrupsionin, duke theksuar nevojën për veprime efektive dhe të vazhdueshme, veçanërisht në sektorët me rrezik të lartë.
📌Mirëpret ndryshimet e ligjit specifik për Rolin e Kuvendit në procesin e Integrimit Evropian, duke kërkuar që ti ofrohen mundësitë opozitës, të përfshihen plotësisht në procesin e integrimit evropian.
📌Thekson nevojën për të mbrojtur gazetarët nga pengesat ligjore dhe institucionale.
📌Kërkon veprime për të siguruar një mjedis të sigurt për gazetarët, duke mbështetur një peizazh mediatik të lirë dhe të drejtë, thelbësor për forcimin e demokracisë në Shqipëri.
📌Thekson rëndësinë e ruajtjes së rajoneve të mbrojtura mjedisore dhe turizmin e qëndrueshëm, duke avokuar për zhvillim që balancon rritjen ekonomike me ruajtjen ekologjike.

About Redaksia

Check Also

E vërteta e restaurimeve në ish-burgun e Spaçit, Lubonja zbulon prapaskenat e Ministrisë

Publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Fatos Lubonja, ka reaguar me tone të forta nga ish-burgu …