Berisha del nga banesa dhe niset drejt SPAK: Beteja pa kthim vazhdon!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka dalë nga banesa e tij për t’u paraqitur në SPAK, ku do të merret në pyetje për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.

“Beteja vijon! Beteja pa kthim vazhdon”, ka deklaruar Berisha për gazetarët.

Seanca e marrjes në pyetje është planifikuar për në orën 10:00, ndërkohë që rreth ambienteve të SPAK janë mbledhur deputetët e PD, bashkëpunëtorë dhe simpatizantë të ish-kryeministrit.

Dy ditë më pas, më 25 janar, SPAK ka thirrur për të marrë në pyetje edhe dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi për të njëjtën çështje.

About Redaksia

Check Also

Ministri tjetër i Ramës drejt burgut, si i kalonte paratë e taksapaguesve tek restoranti i gruas

Ish-nënkryetari i bashkisë Tiranë, aktualisht Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku, është zyrtari …