Berisha: Grupi i strukturuar kriminal s’kishte asnjë kompetencë të vendoste për shkuarjen time në Parlament

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, grupi i strukturuar kriminal nuk kishte asnjë kompetencë ligjore të vendoste për shkuarjen apo mosshkuarjen time në parlament.
“Ky ishte një akt antikushtetues, antiligjor i grupit të strukturuar kriminal Rama-Dumani-Kraja-Millonai.
Së pari, ky grup i strukturuar kriminal nuk kishte asnjë kompetencë ligjore të vendoste për shkuarjen apo mosshkuarjen time në parlament.
Pse?
Dispozita ligjore e Kodit të Procedurës Penale këtë të drejtë ia njeh vetëm gjykatës. Dhe këtë të drejtë ia njeh gjykatës për të gjithë personat, përveç atyre që janë persona të zgjedhur.
Për personat e zgjedhur, dispozita ligjore përcakton se çështja e mosvajtjes së tyre në punë vendoset vetëm pas vendimit të prerë të gjykatës.
Por këta nuk kanë ligj, nuk kanë moral, nuk kanë të drejtë.
Dhe unë u them ju, se ua përsërita disa herë këtij grupi të strukturuar kriminal këtë që po them. Sigurisht kjo është pjesë e skenarit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …