Berisha: Ishin të terrorizuar! Nuk paraqitën asnjë provë, por vetëm mashtrime dhe riciklim të mashtrimeve

Kryetari i PD, Sali Berisha ka përshkruar me detaje para mbështetësve të tij sot dhe gjithë opinionit, paraqitjen e tij para hetuesve të SPAK, seancë e cila u zhvillua pa praninë e mediave. Berisha tha se, ishin të terrorizuar, nuk paraqitën asnjë provë, por vetëm mashtrime dhe riciklim të mashtrimeve.

“I gjeta të terrorizuar! I gjeta të paqenë. Aty gjeta hijen e McGonigal dhe skandaleve të tjera.
Unë garantoj opozitën se po ecim të sigurt drejt një fitoreje të pashmangshme dhe se Edi Rama do përfitojë në galerat e historisë.

Bashkë me grupet e tij të strukturuara kriminale në SKAP, në gjykatën speciale, etj.

…Sali Berisha ka deklaruar dhe deklaron se do paraqitet për pyetje sa herë të thirret. Nuk mund të ketë asnjë ekuivok në paraqitjen time në prokurori, në gjykatë, sa herë të thirrem.

…Prova? Ç’ prova mo? Asnjë provë mo! Kishte mashtrime, riciklim të mashtrimeve. Mjeranë që ripërsërisnin trillimet e tyre. Se ligji thoshin, kur u tregova ligjin e vitit 2004 dhe nenin që detyron shtetin që niset për shpronësim, t’i jepet të shpronësuarit, por ata e kishin fshehur siç kanë fshehur me qindra dokumente të tjera për të montuar piramidën politike të urdhëruar nga Edi Rama.

…Nuk e mor vesh se kush drejtonte më shumë, ata mua apo unë atyre. Pyetje konkrete? Kishin marrë një listë personash, a i njeh ti këta? Se nga e kishin marrë listën, nga zyrat e Edi Ramës. Pyetje tjetër, se çfarë pune ka bërë Abi Malltezi?! Pyetën a ke dijeni ti për aktin e kontrollit të këtij kolonelit apo gjeneralit?

Një trillim i mirëfilltë i tyre se ai akt nuk ka asnjë lidhje me privatizimin. Është një mashtrim i mirëfilltë i tyre. Ai kontroll është ushtruar sepse gjenerali për një arsye apo një tjetër, mbante peng sendin e blerë nga pronarët.

Privatizimi kishte përfunduar dhe me muaj të tëra, ai objekt shfrytëzohej në mënyrë mafioze nga Paro Laçët dhe ata që paguante Paro Laçi. Edhe njëherë qartësoj se qëndrimet e gjeneral Qirjazit nuk kishin asnjë lidhje, sepse procesi i privatizimit kishte përfunduar 14 muaj më përpara.

Pyetja e dytë ishte për letrat me vlerë. U përmbajta që të mos i fyeja”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gjekmarkaj: Kjo është stina e fundit politike për Ramën! Të bashkuar do të sjellim fitoren e PD

Drejtuesi Politik i Partisë Demokratike për Qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka postuar në faqen …