Shehu: Procesi ndaj Berishës si kudo ku sundojnë regjime, në Rusi, Birmani…

Deputeti i PD, Tritan Shehu së bashku me deputetë të tjerë të opozitës dhe mbështetës, ka shkuar paraditen e sotme përpara godinës së SPAK, aty ku u thirr për t’u marrë në pyetje Kryetari i PD, Sali Berisha.

Në një prononcim për SYRI TV, z. Shehu tha se, procesi ndaj Berishës, si kudo ku sundojnë regjime, në Rusi, Birmani etj.

“Ne kemi këtu sot z. Berisha si të dënuar apo më mirë si në një proces politik të involvuar si liderin e opozitës, si Kryetarin e PD-së, pikërisht për të goditur opozitën, për të goditur Partinë Demokratike, për të goditur realisht rëndë, demokracinë shqiptare.

Në qoftë se ne jemi këtu sot, jemi pikërisht për këtë gjë, që të ngremë zërin kundër kësaj farse të drejtësisë që synon zhbërjen e opozitës, një farsë që synon dhe godet rëndë themelet e demokracisë së një vendi. Ky është thelbi dhe esenca dhe ky është një proces që ndodh dhe në vende të tjera ku sundojnë regjime; ndodh në Rusi, ndodh në Birmani, ndodh kudo ku synohen pikërisht të goditen liderët e opozitës, ata që ngrenë zërin, ata që udhëheqin forcat kryesore demokratikë në ato vende. Kjo fatkeqësisht po ndodh edhe në Shqipëri, ky është realiteti i hidhur i demokracisë shqiptare dhe i Shqipërisë vetë në këto momente”, tha Shehu.

About Redaksia

Check Also

Nënkryetari i PD, Boçi dhe deputeti Ludovik Hasani takim me emigrantët në Itali

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, deputeti Ludovik Hasani si dhe Kryetari i Bashkisë Pukë, Rrok …