Berisha: Për votën do t’i marrim kokën çdo armiku të votës sonë! Kjo është një betejë e të gjitha betejave

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij nga dritarja e shtëpisë se, ne për votën do t’i marrim kokën çdo armiku të votës sonë! Berisha tha se, kjo është një betejë e të gjitha betejave.
“Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta.
Nderimin më të madh, mirënjohjen më të pakufishme.
Prania juaj sonte, fjalimet e bukura, gjithçka janë një frymëzim i madh për Sali Berishën dhe çdo shqiptar që ndjek këtë protestë në Rrugën e Shpresës, në rrugën e fitores.
Po bëhen mbi tre javë që ju çdo natë lini çdo gjë dhe mblidheni këtu për të dhënë mesazhin e luftëtarit të pamposhtur, e qytetarit dinjitoz, e misionarit të vërtetë se do të shpëtojmë Shqipërinë, se diktatura e krimit, drogës dhe vjedhjes nuk do të mund të sundojë më gjatë në Shqipëri.
Të dashur miq!
Të gjitha zhvillimet e shpejta kanë pasur dhe kanë një shkak themelor: Edi Rama, i cili qëndron në pushtet mbi votën e vjedhur, mbi vullnetin e shtypur, mbi vullnetin e kontrolluar të qytetarëve shqiptarë, e kuptoi, e realizoi se me Sali Berishën, me PD-në, zgjedhje të tjera nuk do të mund të bënte kurrë në jetën e tij.
Ka pasur kohë që kjo parti është përballur me dhunues zgjedhjesh, është përballur me banda, por ajo kohë, në atë kohë kjo parti doli me një moto: kush prek votën, prek kokën!
Edi Rama e mbante mend atë kohë, Edi Rama e kuptoi se ne për votën ishim dhe mbetemi të gatshëm për çdo sakrificë.
Se ne për votën, kemi vetëm himnet e lirisë.
Se ne për votën, do t’i marrim kokën çdo armiku të votës sonë.
Edi Rama, Rruga e Shpresës, banorët e saj, demokratët dhe populli opozitar, të kanë dënuar ty për kufomë politike.
Mos mendo më kurrë se do mund të vazhdosh pushtetin tënd të krimit.
Ke zgjedhur rrugën e burracakut, e hajdutit, e frikacakut.
Ke përdorur mercenarë, ke përdorur grupe të organizuara kriminale në institucionet tua.
I ke ndërsyer ata si cackej kundër opozitës. Por opozita nuk mund të mposhtet, aq sa mund të mposhtet e drejta e një kombi për të votuar i lirë.
Aq sa mund të mposhtet e drejta e një qytetari për të jetuar me dinjitet dhe në liri.
Aq sa mund të mposhtet e drejta e një qytetari për të pasur në dorë fatin e tij dhe të vendit të tij.
Kjo është një betejë e të gjitha betejave!”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Një kamarier mbeti i vrarë ndërsa punonte për bukën e gojës në vendin ku Kryeministri thotë; le të hanë kokat

Ishte vetëm 37 vjec dhe punonte për bukën e gojës si kamrier, por mbrëmë ka …