Dëshmia e ish të dashurës fundos njeriun e Ramës: Si McGonigal mori qesen me para nga Agron Neza

Ish-e dashura e Charles McGonigal, Allison Guerriero ka dhënë një intervistë për gazetën britanike, “Daily Mail”, ku ka rrëfyer jetën seksuale me ish-agjentin e diskredituar të FBI.

Guerriero thotë më tej se, festimet për ditëlindjen e saj ishin një tymuese për të mbuluar marrjen e parave në Shqipëri.

Ajo tha se, McGonigal, të cilin e quan tradhtar, ishte i fiksuar pas seksit dhe i pangopur në krevat, aq sa kërkonte seks pesë herë në ditë.

55-vjeçari ishte i martuar, megjithatë foli për seksin që herën e parë që të dy u takuan në një drekë të thjeshtë biznesi, duke u ankuar se gruaja e tij, Pamela refuzonte të bënte dashuri me të dhe ai ishte i frustruar.

“Charlie ishte spektakolar në seks… ai kishte nevojë për tre, katër madje edhe pesë herë në ditë,” tha 50-vjeçarja Guerriero. “Ne përfunduam duke jetuar së bashku për gati 16 muaj dhe çdo ditë ishte kështu. Pra, shumë seks”.

Guerriero tha se madje ata u vendosnin edhe emra seancave seksuale.

“Njëherë ishte ditëlindja e 18-të e vajzës së tij, Sarah dhe ai tha: seks për ditëlindjen e Sarës. Unë thashë ok, por ishte pak e çuditshme. Gjithçka u bë një emër për seksin. Seks për mirëmëngjesin, seks për natën e mirë, seks për Krishtlindjet, seks për Ditën e Falenderimeve, seks për nënshkrimin e kontratës, seks për Ditën e Flamurit,” tha Guerriero.

Rrëfimi i saj vjen në kohën kur McGonigal është dënuar me 50 muaj burg për të ashtuquajturën dosje ruse, ndërsa pret dënimin me 30 muaj burg për dosjen shqiptare.

Ndërkohë, ish-e dashura e McGonigal ka rrëfyer se si ai e përdori një festë ditëlindje me të, për të marrë qesen me dollarë nga shqiptari Agron Neza.

Në fillim të tetorit, çifti do të dilte për të festuar ditëlindjen e saj, por festimet u ndërprenë për shkak se në Nju Jork erdhi shefi i FBI, Christopher Wray.

“Kështu që ne vendosëm të dalim ose me 5 tetor ose 6 apo 7 tetor,” tha Guerriero.

Sipas dokumenteve të gjykatës, më 5 tetor 2017, McGonigal mori 80 mijë dollarë nga Agron Neza në një parkim restoranti në Nju Jork.

Guerriero thotë se nuk e mban mend mirë se çfarë ndodhi atë natë, por mendon se festimet për ditëlindjen e saj ishin një tymuese për të mbuluar marrjen e parave.

Më vonë, ajo zbuloi në apartamentin e saj një qese me kartëmonedha 100 dollarëshe.

“Mendja më shkoi se mos ishin pagesa për ndonjë informator të fshehtë apo ndonjë agjent të fshehtë që operon në terren. Paratë ishin në një qese të zezë me shkronja ari, të llojit që merren në dyqan pijesh alkoolike. Qesja nuk ishte e fshehur, ishte pranë derës kryesore,” tha ajo.

Gazeta thekson se McGonigal i është lutur gjykatës që të mos ia rëndojë dënimin me 30 muajt e dosjes shqiptare. Ndërkohë vendimi jepet më 26 shkurt.

Ish-e dashura e Charles McGonigal, Allison Guerriero, para disa kohësh në një intervistë ekskluzive për emisionin “Revieë” në Euronews Albania ka deklaruar se, McGonigal bisedonte shpesh me kryeministrin e Shqipërisë. Ajo tha se, nuk e dinte arsyen e takimit mes Ramës e McGonigal, por që të dy flisnin shpesh në telefon dhe se ishin miq. Më tej Guerriero theksoi se ish-zyrtari i FBI-së i tregonte se Ramën e kishte mik të mirë.

About Redaksia

Check Also

SPAK merr të pandehur deputetin e Ramës. akuzat…,

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme ka marrë zyrtarisht …