Shtyrja e vendimit për Berishën, avokati: Shkelje e rëndë! Prokurorët si në bar-kafe

Genc Gjokutaj, avokati i kryetarit të PD, Sali Berisha, ka folur për mediat pak pasi Apeli i GJKKO shtyu vendimin për ankimimin e Berishës mbi masën “Arrest shtëpie”. Gjokutaj e cilësoi shtyrjen e vendimit nga Apeli, si një shkelje e rëndë, ndërsa u shpreh se nuk ka barazi palësh në gjykim.

“Prokurorët sot mbajtën një qëndrim, i qëndruan kërkesës së tyre variabël. Presim vendimin. Vendimi për të mos administruar përjashtimin e gjyqtares, është një shkelje e madhe.

Do presim nesër në 9 të shpallet vendimi.

Mungesa e gjykatës i bën prokurorët të vijnë në gjyq si në bar kafe, nuk i kanë problem argumentet që bëjnë. Nuk ka barazi palësh në këtë gjykim. Presim ditën e nesërme, nuk mund të hipotezoj sot për vendimin e nesërm.

Rrëzohet përfundimisht alibia e SPAK që Berisha i shmanget SPAK dhe u vërtetua se procesi po ecën normalisht dhe nuk e kuptoj çfarë sensi ka masa kur jemi në një realitet të ri”, tha vokati Gjokutaj.

About Redaksia

Check Also

Rihapet dosja Rama-McGonigal në Shtetet e Bashkuara, kreu i qeverisë rrezikon burgun në SHBA

Mediat investigative në Shtetet e Bashkuara kanë rihapur dosjen Rama-McGonigal ku kreu i qeverisë shqiptare …