Alimehmeti: Në disa zona rurale të vendit nuk ka asnjë mjek!

Mjeku Ilir Alimehmeti në një intervistë për Euronews Albania, foli në lidhje më shëndetësinë në vendin tonë.

Ai theksoi se sot nuk është bërë asnjë studim për kushtet që punojnë mjekët ndërsa theksoi se në disa zona nuk ka mjekë fare.

Mes tjerash ai tha se nga vendi kanë ikur specialistët mjekësorë, gjë e cila çon në riskun e gabimeve shëndetësore.

“S’ka asnjë studim në organet qeveritare për pagat në arsim apo shëndetësi në vendin tonë. Ne kemi sot zona pa mjekë. Çfarë ju ofron qeveria qytetarëve me këtë lloj ligji. Ne na kanë ikur dhe specialist. Ka risk të madh për gabime shëndetësore”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Berisha publikon të dhënat: Ja sa herë e ka kaluar kufirin Olsi Rama me makinën e drogës!

Kreu i opozitës, Sali Berisha në fjalën e tij para mbështetësve në tubimin në “Rrugën …