Athletico Bilbao është kualifikuar për në gjysmëfinale të Copa del Rey, pasi mundi 4-2 Barcelonën, në një betejë që zgjati 120 minuta në San Mames.
Skuadra nga Bilbao befasoi të besuarit e Xavit që në minutën e parë, me anë të Guruzeta. Gjithsesi, katalanasit gjetën forcën për të reaguar dhe përmbysën gjithçka që në pjesën e parë. Leëandoëski barazoi shifrat në minutën e 26-të, përpara se Yamal të “firmoste” për 1-2. Skuadra e Valverdes u fut me shumë dëshirë në pjesën e dytë dhe u kundërpërgjigj me mbrojtësin spanjoll, Oihan Sancet.
Në shtesë, Bilbao i dha goditje fatale kundërshtarit falë golave të Inaki Ëilliams dhe Nico Ëilliams.
Mallorca e Vedat Muriqit u kualifikua gjithashtu në gjysmëfinale, një arritje që mungonte prej 15 vitesh, Muriqi me shokë mundën 3-2 Gironan, në një sfidë spektakolare.