Lubonja: Ka mjaftueshëm prova për “McGonigal”, problem mbetet integriteti i prokurorëve

Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e “Open” ka komentuar deklaratat e fundit të kryeprokurorit të SPAK Altin Dumani lidhur me hetimet e kësaj strukture.

Sa i përket komentimit të kryeprokurorit të SPAK për rastin McGonigal, Lubonja tha se ka mjaftueshëm prova që kanë dalë nga gjyqi i ish-agjentit amerikan në SHBA, ndërsa theksoi se Prokuroria e Posaçme mund të zhvillojë hetimet e veta.

“Ata thonë se me ligj kanë pavarësi totale, por problem mbetet integriteti i prokurorëve apo gjykatësve. Në këtë aspekt ai ka dhënë një përgjigje evazive duke nënkuptuar se aty ka njerëz që nuk janë të pavarur.

Sa i përket Ramës ai tha se nuk ka rëndësi personi, por provat. Për mendimin tim ka shumë prova që kanë dalë nga gjyqi i McGonigal në Amerikë. Që ky duhet pyetur nuk ka nevojë për prova të tjera. Prokuroria kërkon dhe heton për prova, aq më tepër që ka prova në SHBA.

Sot për sot nuk e shoh drejtësinë. Drejtësia e vonuar nuk është drejtësi. Përgjigjet e tij ishin evazive, padyshim. Nga njëra anë tingëllon pak si propagandë, sikur justifikon punën e strukturës”, u shpreh ai.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …