Rama në burg si McGonigal!

Deputetët e opozitës kanë shkuar sot në Kuvend me pankarta, me mesazhe kundër qeverisë.

“Na duhet qeveri, jo kartel”, “Vrasës i pluralizmit”, “Gjykatat e Shqipërisë, apo gjykatat e Ramës”, “Edhe Rama, në burg si Mcgonigal”, “Na ktheni atë që është e jona!“, janë disa nga mesazhet që kanë zgjedhur opozitarët sot, në shqip dhe anglisht, në kuadër të protestës së tyre që vijon prej disa kohësh.

Deputetët e opozitës kanë ndryshuar edhe strategjinë e bllokimit të seancave. Ata janë rreshtuar në foltore me pankarta në duar, ndërsa nuk kanë mbledhur karrige pirg.

Pas nisjes së seancës, deputetët e opozitës po ashtu ndezën zhurmueset dhe kërkojnë që të largohet garda.

Në krahun tjetër, kryeparlamentarja ka nisur me miratimin e çështjeve të ditës.

Deputetët e opozitës refuzojnë të ulen në vendet e tyre, duke kërkuar po ashtu vendet e tyre në komisionin e Reformës Zgjedhore.

About Redaksia

Check Also

Tabaku-Gogut: Shqetësohu për baltën që keni hedhur ndaj Shqipërisë, për zgjedhjet e manipuluara dhe për korrupsionin…

Deputeti i PS, Toni Gogu, në fjalën e tij në Kuvend tha në delir se, …