Sejamini: Berisha, çfarë ka bërë ky njeri?! Prokuroria nuk ka vërtetuar asgjë!

Analisti Neritan Sejamini ka komentuar vendimin e Prokurorisë së Posaçme për të mos hequr masën e ‘arrestit shtëpiak’ ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Për analistin Sejamini, prokuroria nuk ka vërtetuar asgjë për të ngritur akuzë ndaj Berishës dhe sipas tij drejtësia është duke luajtur direkt ose indirekt politikë.

“Situata ku ne ndodhemi sot vërteton një gjë: nuk mund të ketë drejtësi të pavarur në një vend ku politika është e korruptuar, ku gjithçka është e kapur dhe ne pretendojmë se drejtësia është një oaz.

Drejtësia ka të drejtë të hetojë këdo, edhe zotin Berisha, edhe dhëndrin, edhe çdo njeri. Por ka një problem. Unë ende nuk e di se për çfarë akuzohet z. Berisha, çfarë ka bërë ky njeri? Dhe nuk unë e di se çfarë ka bërë, por as prokuroria nuk e di se nuk ka vërtetuar asgjë, atëherë pyetja ime është: Si mundet prokuroria të marrë në arrest drejtuesin e opozitës?

Dhe për më tepër për shkak të moshës dhe nga koha kur është bërë krimi kanë kaluar 15 vjet, kjo bëhet akoma edhe më absurde. Dhe sot jemi në një drejtësi, edhe sikur të jetë nisur për këtë hetim nga qëllimet më të mira dhe motive të ndershme, sot ajo është duke luajtur direkt ose indirekt politikë. Ajo që kemi ne sot është se po ndikohet politika, në kohën kur edhe prokuroria nuk ka vërtetuar asgjë dhe vetë prokuroria nuk ka një akuzë konkrete.

Zoti Berisha është kryetar i opozitës dhe pasojat e vendimit të prokurorisë janë të jashtëzakonshme”-tha Sejamini në emisionin “Të Paekspozuarit”.

About Redaksia

Check Also

Një kamarier mbeti i vrarë ndërsa punonte për bukën e gojës në vendin ku Kryeministri thotë; le të hanë kokat

Ishte vetëm 37 vjec dhe punonte për bukën e gojës si kamrier, por mbrëmë ka …