Vetëvritet oficeri i policisë në Komisariat, para pak ditësh u pezullua nga detyra

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Policinë e Durrësit. Një nën/komisar i policisë së Durrësit i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit brenda Komisariatit të Policisë së Durrësit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme kur Arben Pjeçi i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit.

Pjeçi prej disa ditësh ishte në gjendje të rënduar psikologjike pasi ishte pezulluar për disa ditë nga detyra.

Mësohet se Pejçi para se të kryente aksin, takoi në zyrë miqtë dhe kolegët e tij. Po ashtu mësohet se nesër do të kryhet një eksperiment pasi sipas punonjësve të policisë nuk është dëgjuar asnjë zhurmë nga shkrepja e armës.

About Redaksia

Check Also

“Votat u blenë, krimi i organizuar me pushtetin”,  KiE rrëzon farsën e 11 majit

Franc NURI 10 kritikat më të forta të raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të …