Wishful thinking… apo “Xhevahiret” e diplomacisë!

Nga Iva V.GRILLO

Eshte interestante te shikosh se sa me shume behet e qarte qe sistemi i drejtesise “se reformuar” tregon shenja te qarta te kapjes nga pushteti, aq me shume shqetesohen, lodhen e vrapojne disa perfaqesues te diplomacise per te na bere ta shohim realitetin e shtetit ligjor me “syze roze”, duke na treguar histori me heronj, xhevahire e shume mrekulli te tjera.

Keshilltari ligjor i ambasades amerikane paska thene sot se SPAKU jo vetem eshte i mrekullueshem… eshte i rendesishem meqe i del shpesh emri ne televizor…, por na qenkerka edhe objekt adhurimi dhe zilie per ata qe nuk kane fatin e mire te kene nje SPAK ne vendin e tyre.

Ne anglisht ka nje shprehje te quajtur “wishful thinking” dhe perdoret ne situatat kur njerezit e pershkruajne realitetin ashtu sic do te donin ata qe te ishte dhe jo sic eshte. Shkurt, te jetosh ne fantazi…

Une nuk besoj se Keshilltari i nderuar jeton ne fantazi, por nje gje eshte e sigurte: ai po mundohet fort t’i shese publikut nje realitet fantastik… (madje edhe fantastiko-shkencor, po te doni).

Ne fakt reforma ne drejtesi (perfshire ketu edhe menyren sesi u perzgjodhen punonjesit e SPAK) eshte nje histori qe ka lene nje shije te hidhur edhe tek ata qe e kane financuar. Mjafton te kujtojme qe Kosoves dhe Maqedonia e Veriut iu refuzua me force nje reforme drejtesie si e Shqiperise pikerisht nga ata qe e promovuan dhe financuan ate ne Shqiperi. Arsyeja: efektet e reformes se “drejtesise se re” ishin te paparashikuara dhe e kane futur drejtesine ne kolaps…plus probleme te funksionimit te shtetit ligjor e demokracise.

Eshte akoma me e cuditshme kur shikon sigurine e jashtezakonshme te keshilltarit te nderuar tek flet per drejtesine e pavarur ne Shqiperi, nderkohe qe rezulton qe kryeministri i ketij vendi ka arritur te korruptoje funksionare te niveleve me te larta ne vendin e tij te nderuar…

Atehere cfare garancie ka zoteria qe po ky kryeminister qe ka futur ne xhep “xhevahire” te medhenj nderkombetare nuk paska arritur te fuse ne xhep “xhevahiret” e vegjel te SPAKUT?

Aq me teper qe fshati qe duket nuk ka nevoje per kallauz … apo “syze roze”!

About Redaksia

Check Also

Të gjithë duan të jenë nga pak Sali Berishë

Greta Beqiri Ka njerëz që hyjnë në politikë për një mandat, për një post, për …