Deputetët e opozitës bllokuan vendet dhe ndezën zhurmuesit, duke pamundësuar zhvillimin normal të takimit në Kryesinë e Kuvendit.
Mbledhja e komisionit mësohet se do të mbahet po sot, në orën 12:00.
Damiani dhe Enkeleidi në fakt mund ta bëjnë reformën elektorale bashkë edhe tek shtëpia e Desadës, aty ku takohet Luli me Taon. Më mirë madje aty se i kursen edhe kohën deputetëve të tjerë. Eshtë e qartë se nuk kemi të bëjmë me reformë, por me një pazar të pistë ku pengu vetëofrohet si prostitutë për shërbimin e rradhës ndaj tutorit të tij.
Kujtojmë se deputetët e PD kërkojnë ribërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore, dhe që kryetar të jetë Oerd Bylykbashi si dhe të ketë një anëtarësi tjetër, kërkesë kjo që ende nuk është shqyrtuar.