Vasili: Komisioni i Reformës Zgjedhore është kthyer në plaçkë tregu në duart e Ramës!

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me bllokimin e punës së Komisionit të Reformës Zgjedhore, ndërkohë që mbledhja e radhës pritet të mbahet online në orën 12:00.

Në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, Vasili tha se opozita është e palëkundur në misionin e saj, deri në momentin që do të zbatohet kërkesa e bërë nga 47 deputetë për ripërbërjen e komisionit.

“Komisioni i vrimave dhe bodrumeve është ilegjitim pasi është kthyer në plackë tregu në duart e Ramës, për ta blerë dhe shitur si i intereson atij

Opozita mbetet e palëkundur nga vendimi i saj. Ky dokument i firmosur nga 47 deputetë të opozitës, ka kërkuar ndryshimet në përbërjen e komisionit.

Damian Gjiknuri që është bashkëdrejtues, në vitin 2019 u bë në atë bashkëkryetar duke zëvendësuar Çuçin, pse mohohet se e njëjta e drejtë ndaj opozitës.

Një nga elementet themelorë është që ky komision i mazhorancës, i shit-bler, komision që nuk ka opozitë brenda, ka pasur tmerr të diskutojë masakrat e 2021 dhe ato të 14 majit.

About Redaksia

Check Also

Si SPAK mbështeti Ramën në zgjedhje, akuza falso për Bardh Spahinë mbrojti Becin që e kishte nën akuzë!

Gjatë fushatës elektorale në Shkodër opozita ishte e rrethuar edhe nga bandat edhe nga SPAK. …