Apeli i refuzoi lejen Belerit për t’u betuar, avokati: Vendim me frymë fashiste!

Apeli i Gjykatës Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka refuzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, për t’u betuar para Këshillit Bashkiak.

Avokati i kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Eugen Gjyzari, paralajmëroi që do t’i drejtohen me rekurs Gjykatës së Lartë.

“Duhej bërë betimi, nuk e lënë të bëjë betimin. Ne do ankohemi në Gjykatën e Lartë. Është vendim me elementë të frymës fashiste.

Vendimi i shkallës së parë stimulon veprimet e qeverisë për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Himarë. Nuk është e vërtetë.

Gjykata e la në fuqi pa ndryshuar asnjë pjesë të asaj vendimi. Nuk na u dha arsyetimi, do ta marr tani.

Janë disa dokumente të falsifikuara. Ditën që u arrestua Beleri kemi një dëshmi me fakte të pavërteta. Beleri nuk është i dënuar në kuptim të ligjit, është i rehabilituar sipas ligjit”, u shpreh avokati i Belerit. E duan me çdo kusht bashkinë e Himarës”, tha avokati.

About Redaksia

Check Also

Afera 100 mln euro e “Tigrave”/ Bozdo: SPAK të sekuestrojë dosjet dhe të ndalojë tenderin e ri 20 mln euro

Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë, Eno Bozdo, i ka kërkuar SPAK-ut të veprojë menjëherë për …