Kryetari i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i ka dhënë ‘ok’ marrëveshjes së Edi Ramës dhe Giorgia Melonin, që kjo e fundit të sjellë në Shqipëri, refugjatët që nuk i le të shkojnë në Itali.
Bardhi shkruam se ky vendim nuk është surprizë, pasi në Kushtetuese ka plot ‘Vali Bizhga’.
Asnjë surprizë nga ‘Vali Bizhgat në Gjykatën Kushtetuese’! Mohimi i transparencës dhe mbi të gjitha shmangia e mundësisë për një opinion këshillimor nga GJEDNJ janë tregues i qartë që GjK humbi që në nisje mundësinë për të bërë drejtësi në këtë çështje.
Marrëveshja me Italinë cenon sigurinë e interesin publik, si dhe shkel në mënyrë flagrante të drejtat e njeriut dhe konventat ndërkombëtare në këtë fushë, siç Komisioneri për të Drejtat e Njeriut në KiE dhe organizatat prestigjioze ndërkombëtare janë shprehur!’, shkruan Gazment Bardhi në rrjetin social ‘X’.