Berisha lexon mesazhet: Sa të jetë Taulant Balla, droga është më e sigurt se në çdo vend tjetër!

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij para tubuesve poshtë banesës së tij leoi mesazhin e një qytetari i cili shkruante se, sa të jetë Taulant Balla, droga është më e sigurt se në çdo vend tjetër! Berisha tha se, Taulant Droga u emërua pikërisht për drogën në atë detyrë, sepse Edi Ramës, i pangopur me miliardat që vjedh, i duhen edhe miliardat e drogës.
“Të dashur miq, ju i dini marrëdhëniet e mia me qytetarin dixhital.
Këto kohë, kanë qenë më të kufizuara, por unë kam vendosur që çdo natë të lexoj disa mesazhe të tyre këtu para jush dhe t’u jap përgjigje.
Një qytetar dixhital pyet: Si shpjegohet që prej 6 muajsh, që kur është vendosur Taulant Droga ministri Brendshëm, nuk është kapur asnjë ngarkesë droge? A e ka droga frikë Taulantin, apo Taulanti e ka bërë për vete drogën?
Miku im, Taulant Droga u emërua pikërisht për drogën në atë detyrë, sepse Edi Ramës, i pangopur me miliardat që vjedh, i duhen edhe miliardat e drogës.
Prandaj edhe një ngarkesë që i diktua, erdhi, shkoi në destinacion, u shkarkua dhe pastaj u kthye me banane në Portin e Durrësit. Sa të jetë Taulanti, droga është më e sigurt se në çdo vend tjetër.
Një qytetar tjetër pyet: Një mik më thotë se Edi Rama nuk dorëzon kompjuterët për ekspertizë dhe hetim që i ka kërkuar FBI. Madje as nuk ka lejuar që t’i dorëzojë as Balluku, Gjiknuri dhe Agaçi.
I dashur mik, FBI ka tre vjet që ka nën kontroll çdo germë të çdo mjeti, të çdo aparature të Edi Ramës, në përputhje me urdhrin e Jurisë së Madhe, lëshuar prokurorisë së SHBA.
Kështu që i dorëzon apo nuk i dorëzon kompjuterët, telefonat, emailet apo gjërat e tjera, asgjë nuk e shpëton Edi Ramën. Gjithçka është në dosjen e krimeve të tij.
Një i tretë pyet: Doktor, a e ke marrë vesh se Edi Rama është thirrur në SPAK të paktën dy herë natën vonë?
I dashur mik, mund të jetë thirrur Dumani te Edi Rama dy herë natën vonë, por kjo mund të jetë e vërteta.
Këto ishin mesazhet e qytetarit dixhital që zgjodha të lexoj para jush meqenëse është urdhëruar të mos komunikoj.
Natyrisht unë kam ndërgjegjen time dhe aty kam Kushtetutën më supreme, të cilës i bindem njëlloj si Zotit.
Edhe njëherë, ju përshëndes përzemërsisht, ju ftoj të vazhdojmë këtë betejë, betejën e fitores, betejën e shpresës, betejën e dinjitetit.
Rrofshi ju, rroftë opozita, rroftë Shqipëria!”, përfundoi Berisha.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …