Asllani: Edi Rama, në paaftësinë për të qeverisur, izolon liderin e opozitës!

Sekretari për Pushtetin Vendor në PD, Ylli Asllani i është bashkuar tubimit të përditshëm qytetar në mbështetje të kryetarit të opozitës, poshtë banesës së tij.

Në fjalën e tij, Asllani theksoi se Edi Rama, në paaftësinë për të qeverisur dhe mbajtur pushtetin me meritën e tij, izolon kundërshtarin dhe përçan opozitën. Ai bën thirrje për solidarizimin e të gjithëve që të drejtat e liderit opozitar të çohen në vend.

“Ne sot po shohim një qeveri të dështuar, një qeveri që i ka mbaruar vaji i kandilit dhe e paaftë për të kryer një qeverisje të mirë po e sulmon kundërshtarin duke e izoluar, duke parrë peng opozitën dhe duke e përçarë atë. Kjo është një sjellje që shumë shpejt do e marrë përgjigjen.

Nuk jemi në një situatë normale. Shqipëria, të cilën ne e synuam të ishte demokratike, tani është një Shqipëri autokrate, një Shqipëri ku janë prishur balancat midis parlamentit, ekzekutivit. Kur Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, SPAK e të gjitha organët janë të njëanshme dhe janë vënë në dispozicion të Partisë Socialiste dhe Edi Ramës.

Ne jemi bashkë të gjithë për të mbrojtur liderin tonë kur atij i cënohen dhe kufizohen liritë”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Brain Gain si kthim doktrine për Kombin!

Nga Blerim VAKAJ  Jetojmë në një kohë kur pak kush pyet për doktrinën, filozofinë apo …