Berishën e quajtën antiamerikan sepse solli në Shqipëri Xhorxh Bushin dhe jo McGonigalin!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij se, ecëm në rrugë të vështirë, na quajtën antiamerikanë. Ai tha se, Berishën e quajtën antiamerikan sepse solli në Shqipëri Xhorxh Bushin dhe jo McGonigalin.
“Miqtë e mi!
Ecëm në një rrugë të vështirë. U përballëm me presion ç’njerëzore, kërcënime të jashtëzakonshme.
Por me besimin tek e vërteta, kapërcyem çdo vështirësi.
Narkopropaganda u vërsul mbi ju me të gjitha epitetet.
Mendoni pak për një moment; ata që ju quanin ju antiamerikan, që quanin Berishën antiamerikan sepse në Shqipëri kishte sjellë Xhorxh Bushin dhe jo McGonigalin.
Mendoni pak sot miqtë e mi, kur Edi Rama ka korruptuar me dokumente zyrtare të drejtësisë Amerikane, kryezbuluesin e SHBA, njeriun që kishte detyrë dhe mision mbrojtjen e vendit të tij të madh nga spiunët dhe korrupsioni, e korrupton dhe e angazhon në luftë kundër opozitës.
Ai po dënohet atje, Edi Rama ka aktpadinë.
Çfarë thonë këta proamerikanë, narkomanë. Çfarë thonë sot këto media dhe gazetarë, këta banalistë.
A ekziston për ta skandali McGonigal, a është një akt armiqësor ndaj kombit të madh Amerikan, korruptimi i kryezbuluesit të tyre me pagesë.
Ky pseudoamerikanizmi i tyre.
Amerikanizmi ynë bazohet në vlera dhe vetëm vlera”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Vokshi: Deputetët e EPP i informova për krimin zgjedhor dhe rrjetet e drogës

Deputetja e PD, Albana Vokshi tha se, PS në krahasim me vitin 2021 dhe 2023 …