Në shërbim të Ramës dhe Veliajt, Presidentja e Urdhërit të Psikologut u kap në korrupsion!

DEKLARATA E ANËTARES SË KËSHILLIT KOMBËTAR, SILVI BARDHI:

Në një akt ndershmërie profesionale dhe kurajoje qytetare, Urdhri i Psikologut, me votën e 204 anëtarëve ka shkarkuar Presidenten e Urdhërit të Psikologëve, Valbona Treska.

Ajo u gjet në shkelje të rëndë për korrupsion.

Në 20 pikat e argumentimit të Asamblesë, Treska ka pasur mungesë transparence në vendimmarrje, përgjigje dhe publikime të vonuara të vendimeve, trajnime të kushtueshme për psikologët, deri në 1 mijë e 400 euro, si dhe në konflikt interesi. Keqmenaxhim të Komisionit të Etikës. Gabime të formës dhe përmbajtjes në dokumentacion dhe mosmbajtje përgjegjësie për to. Mungesë e etikës së komunikimit nga administrata dhe drejtuesit e Urdhërit të Psikologut.

Lista vazhdon.

Zonja në fjalë ra nën votat e kolegëve të cilët nuk ia falën shkeljet dhe korrupsionin. Po të kishte qenë për sistemin gjyqësor ajo do kishte vazhduar gjatë dhe e patrazuar duke shitur licenca.

Treska ndërpreu kështu edhe shërbimin politik ndaj Edi Ramës dhe Erjon Veliajt, të cilëve u doli në krah në fushatën e 14 majit, kundër kandidatit të opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi.

Ajo nuk e duroi dot gishtin që kandidati i opozitës drejtoi kundër korrupsionit, por atë mori para dy ditësh nga kolegët e saj.

Partia Demokratike e përshëndet vendimin e Urdhrit të Psikologut dhe inkurajon të gjitha trupat profesionale në vend që të vendosin të parin parimin e ndershmërisë së profesionit dhe shërbimin ndaj publikut.

About Redaksia

Check Also

Zhupa: Rama po pengon reformën zgjedhore, ka frikë nga vota e qytetarëve

Deputetja e partisë demokratike Ina Zhupa, gjatë fjalës së tij në tubimin e mbrëmjes së …