Më e madhja dhe më e besuara në Shqipëri/ SIGAL UNIQA, lidere e tregut të sigurimeve për vitin 2023

Tregu i sigurimeve në Shqipëri u rrit me 8.9% gjatë vitit 2023.

Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare, primet e shkruara bruto arritën një vlerë totale prej 22.9 miliardë lekë ose rreth 220 milionë euro.

Tregu mbetet i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës, të cilat sollën 92% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, ndërsa sigurimet e Jetës rreth 8%.

Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit, i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 38.94% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 61.06% të totalit të tregut.

Por cila është kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri?

Të dhënat e AMF flasin qartë: Në Sigurimet e Jetës dhe të Jo-Jetës, në ato të detyrueshme dhe vullnetare, SIGAL UNIQA Group Austria mbetet kompania më e madhe dhe më e besuar e sigurimeve në Shqipëri.

Në Sigurimet e Jo-Jetës, 26%

Në Sigurimet e Jetës, 44,37%

Në Sigurimet e Pasurisë, 42,30%

Në Sigurimin Aksidente dhe Shëndeti, 47,81%

Në Sigurimin e Shëndetit Privat, 45,07%

Në Sigurimet Motorike, 21,14%

Në Sigurimet e Detyrueshme, 21,10%

Në Sigurimet Vullnetare, 36%

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe teksa kompania shqiptaro-austriake ofron produktet më të mira të sigurimeve, është pranë klientëve kur ata kanë nevojë, respekton çdo kontratë konform ligjit, lidere në pagesat e drejtpërdrejta të dëmeve, ofertat e herëpashershme dhe mundësia që çdokush të sigurojë pronën, shëndetin apo automjetin pavarësisht të ardhurave që ka.

Nga 8 kompani që operojnë në tregun e sigurimeve të Jo-Jetës në Shqipëri, kompania që është pjesë e gjigandit austriak “UNIQA Insurance Group”, mbetet në krye të tregut duke zotëruar 27,5% të tij. Shifër kjo konstante që prej themelimit të kompanisë në shkurt 1999.

Edhe sa i përket dëmeve të paguara, SIGAL UNIQA Group Austria ruan vendin e parë në treg teksa gjatë 2023-shit ka paguar tek klientët e saj rreth 15 milionë Euro dëmshpërblime.

Gjatë vitit të shkuar, sipas shifrave të AMF, SIGAL UNIQA Group Austria rezulton të ketë paguar mbi 23% të totalit të dëmeve që kanë paguar 12 kompanitë e sigurimit në Shqipëri.

SIGAL UNIQA Group Austria, e themeluar në Tiranë në shkurtin e vitit 1999, është një prej grupeve më të mëdha të sigurimeve, fillimisht në Shqipëri dhe më pas në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ajo operon suksesshëm në të trija shtetet përmes 8 kompanive të saj: 3 Sigurime Jo-Jetë, 3 Sigurime Jete, 1 kompani risigurimi dhe 1 Fond Pensioni Privat.

Që prej marit 2007, SIGAL UNIQA është pjesë e “UNIQA Insurance Group”, një prej emrave më të njohur të sigurimeve dhe financave në Austri dhe Evropë, e shtrirë në 17 shtete të ndryshme.

“UNIQA” numëron mbi 16 milionë klientë ndërsa është vlerësuar nga “Standard & Poor’s” me “A”.

Portofoli i SIGAL UNIQA Group Austria është i risiguruar në tregjet më të mëdha botërore teksa kompania bashkëpunon me emra të mëdhenj si: ‘UNIQA Re’, ‘Munich Re’ apo ‘Hannover Re’ duke ofruar një garanci më shumë për mbi 1.2 milion klientët e saj.

Ritmet e progresit të SIGAL UNIQA kanë bërë që shumë publikime profesionale në fushën e sigurimeve ta vlerësojnë atë me shumë çmime. Së fundmi ishte “See News”, e cila e rëndiste atë mes Top 50 kompanive më të mëdha të sigurimeve në Evropën Juglindore.

SIGAL UNIQA Group Austria, jetojmë më mirë së bashku

Web: www.sigal.com.al

E-mail: info@uniqa.al

Whatsapp: 068 606 2829

About Redaksia

Check Also

Kosova bllokon 26 tonë mish të shkrirë nga Brazili në Portin e Durrësit, Shqipëria asnjë kilogram

Sot inspektorati veterinarë i Agjencisë se Ushqimit dhe Veterinarisë, gjatë kontrollit inspektues në piken kufitare …